E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Fituesit e lejeve të ndërtimit, çështje gare dhe jo e bashkisë

Modeli i qeverisjes në Bashkinë e Tiranës, komisioni hetimor i ngritur nga parlamenti?
Kam diçka për të thënë, që në 28 qershor shqiptarët do të vendosin për ti dhënë fund modelit politik të komisioneve hetimore të kësaj natyre. Modeli i qeverisjes së Bashkisë së Tiranës, kryeqytetasit e të tjerët e kanë dhënë mendimin e tyre duke shprehur vullnet të qartë, jo më larg se dy vjet më parë. Ju siguroj se 18 muaj në të gjitha rrugët e Shqipërisë në qytet e në fshat, veri e jug, kam dëgjuar një refren i përsëritur nga njerëz që nuk e kanë dëgjuar njëri-tjetrin, e duam Shqipërinë si Tirana. Nuk jam sot për të thënë se Tirana është Londër, Paris, apo Romë.Por ajo është shprehja më kuptimplotë dhe shembulli më i qartë që mund të ndryshojmë Shqipërinë siç ndryshuam atë, pse Tirana duhet të ndryshojë akoma më shumë në 28 qershor u kërkoj shqiptarëve e kryeqytetasve të më votojnë që të jem kryeministri i Shqipërisë. Shumëçka që nuk funksionon ende në Tiranë nuk ka të bëjë me mua e me Bashkinë e Tiranës por ka të bëjë me mungesën e vizionit dhe mungesën e sensit të marrëdhënies me kryeqytetin e qeverisë, që është modeli më i deformuar i kësaj marrëdhënieje.

Nuk keni një plan të qytetit, si mund të quhet model më i mirë?
Plani i ri rregullues i Tiranës është ekspozuar në sheshin Skënderbej.

E keni bërë në anglisht?
Plani rregullues është ekspozuar në sheshin Skënderbej pas një procesi demokratik dëgjesash publike, ku kemi dëgjuar e kemi shpjeguar në të gjitha anët e kryeqytetit. Ka një autor, ai nuk jam unë, por studioja ndërkombëtare e zgjedhur me konkurs, e cila ka vënë firmën në planin rregullues dhe është i miratuar në KRT e Tiranës nga të gjithë anëtarët edhe nga ata që përfaqësojnë qeverinë. Është plan i standardeve evropiane, Roma e cila është shumë larg nesh për të miratuar planin e fundit ka marrë 10 vjet kohë, ato nuk janë plane të cilat bëhen sot për nesër, dhe Tirana nuk është Roma, ndaj koha që kemi marrë ka qenë kohë normale sepse Roma i ka të gjitha të dhënat që duhen si bazë për planin rregullues. Nuk kishte bazë të dhënash, e kemi mbledhur partizançe që një shpërbërje të gjitha arkivat që i shkatërroi dokumentacion e kujtesës që Tirana nuk është Roma sepse Tirana ka territor informal dhe përsëri kjo është një çështje bazë e të dhënash, ku të fillosh e të punosh, kur ne duhet të bëjmë rrugë, ku shteti nuk ka një hartë. Të hapësh rrugët e Tiranës e të ndërtosh rrugë të reja është aventurë se dalin poshtë kabllo që nuk i ka kush të regjistruar, mund të presësh lidhje që askush nuk i disponon

Mbledhjet e KRRT, a ka konflikt interesi në dhënien e lejeve të 2 mbledhjeve të fundit? Ato janë mbledhur të dyja ditën e diel dhe studion atelier katër, që është studioja e nënës së njërit prej anëtarëve ka marrë shumicën e lejeve?
Nuk denigrohet personaliteti i një sipërmarrësi të lirë për shkaqe të interesave politike. Hapësira e kësaj politike të vjetër akuzash e shpifjesh që gjoja shqetësohet për të drejtën e ligjin ka 18 vjet që nuk kursen njerëz që janë në punën e tyre. Mos u merrni me nënën e dikujt, por me këtë problem të madh. Një problem brenda problemeve të mëdha që kemi, i goditjes së njerëzve që janë në punën e tyre. Nëse në një vend tjetër do të goditeshin nga cilido politikan, ju siguroj se dëmshpërblimi që gjykata do të jepte do të ishte jashtëzakonisht i madh. Nuk ndodhin këto gjëra në një vend evropian. Flasim e kthehemi kaq leje ndërtimi, sikur jemi në një sallon të izoluar, dhe në një skemë vulgare që kacafyten gjoja në emër të popullit, por thjesht për pushtet. Kjo është ajo që unë dua të ndryshoj. Bashkia e Tiranës ka dhënë 700 e ca leje ndërtimi për 300 e ca firma ndërtues. KRT-në e thërras të shtunave ose të dielave, sepse mendoj se jo thjesht për mua që nuk ka ditë pushimi por dhe për ata njerëz të tjerë është më e udhës ta bëjnë në një moment të lirë, sesa të lënë studion dhe ministritë, e të merren me KRT-në. Ka fituar një studio, e cila është në treg por nuk është në pronë të anëtarit por ka marrë pjesë në garë. Ne bëjmë garë të hapur për projektet e rrugëve të shkollave. Jetojmë në një sistem të konkurrencës dhe në një sistem ku konkurrohet e fitohet. Në rast se do të niseshim me këtë mendësi siç  nisen ata që tjetër thonë e tjetër bëjnë, nuk do të ishim duke ndërtuar një Shqipëri të mirë, por duke ndërtuar një gjueti shtrigash që pengojnë zhvillimin. I ka fituar njëri apo tjetri është çështje e garës dhe jo e institucionit tonë. Shuma është aq modeste sa është e turpshme që ne të humbasim kaq shumë kohë për teleshikuesit, të paguani ju kaq shumë drita këtu për të harxhuar për këtë bisedë, që është produkt i një politike të mjerë që nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të ofrojë komisione antikushtetues, të ngrjë akuza shpifjesh për tjetrin përballë cilido qoftë ai, duke nxitur hasmërinë mes njerëzve, duke ushqyer tifozllëkun, duke i ndarë shqiptarët në të kuqe e blu, që nuk krijon mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës, këtë lloj sporti i cili është në fund të fundit një lojë që e bëjnë prej 18 vjetësh por e paguajnë vetëm qytetarët.

Zëra kritikë krahasojnë turin tuaj, me vizitën e Koçit, tek filmi me teta Ollgën?
Banaliteti i politikës është një bashkudhëtar i yni dhe skemi asnjë arsye për të humbur, pasi ajo që them se këto 18 muaj kanë ndryshuar shumë çka brenda meje në raport me politikën dhe sensin e misionit që unë kam marrë përsipër, sepse kam mundur ta shoh nga afër varfërinë. Kjo i ka dhënë përmasa të reje politikës sonë në opozitë dhe jam i bindur se do ti jap përmasë të re qeverisjes sonë nesër.

Gjatë turit tuaj mungojnë emra të njohur si Bashkim Fino, Fatos Nano, Mejdani?
Nuk jam në pozitën e atij që mban listën e mungesave. Mund të them vetëm që në projektin tonë nuk mungon askush dhe projekti ynë është i hapur për të gjithë, i përbashkët me qytetarët e këtij vendi.

Listat e deputetëve. Ky program është rreth një faqe, a ka disa kolona mbi të cilën pretendoni se mund të ecni nëse vini në pushtet?
Programi ynë është për qeverisje, jo për fushatë elektorale. Programi shtrihet deri në detaje fundore, sepse është program për të qeverisur, jo i thjesht elektoral për të marrë votat, nuk është listë për të kthyer në premtime, siç ka ndodhur në këto vite, ku tjetër është thënë dhe tjetër është bërë, ajo që është thënë është menduar për të marrë votat. Kemi plan me shtatë pika, 64 herë kanë ndryshuar strukturat e qeverisjes, vetëm në një ministri strukturat kanë ndryshuar çdo pesë muaj, Ministria e Kulturës, Sportit, e  ndërtuar pa asnjë vizion e kuptim të qartë ku do shkuar. Ne do të reformojmë këtë makinë duke e futur në punë për të integruar Shqipërinë në BE.

Do jeni kandidat për deputet?
Çështje që do të zgjidhet në momentin e duhur. Dua të respektoj këtë princip, pasi të kemi fiksuar gjithë listën e deputetë. Do ta bëjmë atë publike në këtë aspekt, nuk dua të bëj asnjë përjashtim.

Nano, mundësi e kandidimit ose jo të tij?
Po ajo që thashë më parë. Nuk përjashtohet askush, e kam zgjedhur për të respektuar që të gjithë dhe për të mos ushqyer unë vetë dhe as PS telenovelën e shtypit, të cilën ne nuk e kemi të nevojshme. Shqetësimi im më i madh janë listat e borxheve që kanë qytetarët.
Përgjigjen do e dëgjoni në kohën e duhur, kur të diskutohet e të vendoset jo nga unë vetë. Do të ishte një ushqim i paçmuar për ju dhe për shtypin që të konsumohej, por nuk ju mbetet të konsumoni listat që shkruani vetë. E rëndësishme është si do të zgjidhet çështja e listave të borxheve të qytetarëve. PS ka vetëm një borxh, duhet të bëjë gjithçka për të shlyer borxhin e investimit shpirtëror e moral të njerëzve që kanë parë fuqinë që i përfaqëson.

Çfarë rruge po ndiqet e si do zgjidhet lista, kriteret, hapat?
Ka një dëgjim të kujdesshëm të të gjithë burimeve të mundshme të informimit e sugjerimit për personalitet e mundshme për tu përfshirë në listat tona. Janë personalitete të njohura të partisë, të shoqërisë dhe këtë dëgjim nuk po e bëj vetëm unë por të gjithë anëtarët e kryesisë së partisë, të gjithë njerëzit me sugjerimet e tyre. N

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›