Rama: KKRrTSH plane korruptive për ti shërbyer oborrit
Rama theksoi se, qysh në fund të vitit të shkuar Sali Berisha mban në sirtar Planin e ri për Tiranën, i cili-sipas kreut socialist -parasheh edhe perspektivën e zhvillimit të Tiranës metropol përtej kufijve të sotëm të saj.
"Ndërkohë që prej vitesh bën sikur u qan hallin banorëve të kryeqytetit për mungesë gjelbërimi, Sali Berisha ka bllokuar miratimin e Planit tonë të ri për Tiranën metropol dhe, me një tjetër të rënë të lapsit në KKRRTSH-në e djeshme të Republikës, i grabit Tiranës së nesërme dhe fëmijëve të sotëm 75 hektarë gjelbërim të parashikuara në Planin e Ri Rregullues si mushkëria e re e kryeqytetit të Shqipërisë, duke mbushur me ndërtime të gjithë zonën kodrinore deri në buzë të Liqenit të Farkës e duke sakrifikuar edhe hektarë të tërë me ullinj përmes miratimit të një studimi të turpshëm”-tha kreu socialist.
Ai tha më tej obskurantizmi urbanistik i Sali Berishës dhe oreksi i papërmbajtshëm i oborrit të tij për ta futur tërë pasurinë e përbashkët të shqiptarëve në thesin e vet, ka shpikur dje edhe konceptin e zhvillimit përgjatë rrugës, duke çelur kapitullin e ndërtimeve në një territor prej 234 hektarësh drejt Aeroportit Nënë Tereza.