Rama: Kodi, një çështje e mbyllur
Nga L.Progni
Kryetari i PS, Edi Rama, e ka quajtur dje Kodin Zgjedhor një çështje të mbyllur. “Në rastin e Kodit kemi vënë interesat e qytetarëve mbi interesat e çastit”, - tha Rama duke vlerësuar Kodin dhe duke lënë të kuptohet se nuk do ketë ndërhyrje të tjera përpos ndryshimit që kërkohet nga presidentit. Pak ditë më parë, kryetari i LSI, Ilir Meta, tha se do i kërkonte takim Ramës në lidhje me ndryshimet në Kod. Rama tha se ai është për një bashkim qytetarësh dhe jo për një bashkim të kryetarëve.