Vodhi me dhunë pasagjerët, kapet pas 10 vjetve
21/12/2008 U dënua në mungesë me 6 vjet burg
TEPELENE - Policia e Tepelenës ka ndaluar mbrëmjes e djeshme një shtetas shqiptar, pasi shtatë vjet më parë ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Gjirokastrës me gjashtë vjet heqje lirie, për shkak se kishte konsumuar veprën penale “grabitje me dhunë nën kërcënimin e armëve” në bashkëpunim me disa bashkëmoshatarë, ngjarje kjo e regjistruar në vitin 1997. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së Qarkut të Gjirokastrës deklaruan dje se shtetasi Edmond Goxhaj, 39 vjeç, lindur në qytetin e Memaliaj dhe banues në Tiranë, është ndaluar në vendin quajtur “Kthesa e Bërrylit” në kryeqytet nga agjentët e sektorit kundër krimeve të rënda në bashkëpunim me drejtorinë e policisë së qarkut Tiranë. “Ky shtetas në maj të vitit 1997, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ka grabitur me dhunën nën kërcënimin e armëve të gjithë pasagjerët e autobusit të linjës Fier-Gjirokastër”, - thanë burime zyrtare, duke nënvizuar se dy bashkëpunëtorët tashmë e kanë vuajtur dënimin dhe aktualisht jetojnë në lirë. Ndërkohë shtetasi i arrestuar dje do të përballet me vendimin e marrë për të nga drejtësia shqiptare afro 10 vjet, pasi ka kryer krimin. Ai është prangosur dhe do të transportohet për të vuajtur dënimin në një nga burgjet shqiptare. Gjatë dy vjetve të fundit specialistët e sektorit të krimeve të rënda të drejtorisë së policisë së Qarkut të Gjirokastrës, në bashkëpunim me prokurorinë e Gjirokastrës, po rihetojnë 8 dosje të rënda penale, që janë kryer gjatë periudhës 1997-1998.