Rama: Korrupsioni çoi në tragjedinë e Butrintit
Tiranë-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar sot se korrupsioni dhe varfëria janë dy arsyet kryesore që morën jetë njerëzish në Butrint. "Berisha është i kapur nga paaftesia, papërgjegjshmeria dhe korrupsioni. Ai dhe tellallët e tij janë përgjegjës për këtë që ndodhi", u shpreh Rama, duke theksuar se tragjedia e radhes është shembulli i asaj që ndodh në katër anët e vendit të zhytur në varfëri.
Kryesocialisti kritikoi ligjin për moratorium e ujrëve, teksa u shpreh: “Mos të harrojmë se jemi në periudhën e “Detit të Ngrirë” për lëvizjen e lirë të mjeteve. Jemi nën një moratorium të cilin kryeministri i fundit shiti shumë mund dhe penalizmi shumë subjekte dhe individë duke u marrë shqiptarëve detin e tyre dhe duke e kthyer detin nga një burim mirëqënie në një peng të propagandës së qeveritarëve”. Më tej shtoi se “moratoriumi i pushtetit të Sali Berishës, ekzekutohet vetëm për ata që nuk kanë nevojë për masa penalizuese ...dhe nuk funksionon për trafikantët që përfitojnë nga varfëria”. Gjithashtu Rama dënoi pafuqinë e qeverisë për të parandaluar ngjarje të tilla.
Sipas Ramës, “Sali Berisha është përgjëgjës i drejtpëdrejtë i kësaj tragjedie. Berisha ka përgjegjësi sepse paaftësia dhe papërgjegjshshmëria që ka kapur kryeministrin, coi në këtë ngjarje të rëndë. Ai është kthyer në sekser i botës së të paligjshmes, nga njëra anë, nga ana tjetër ana tjetër i medaljes eshte ai që justifikon të pajustifikueshmit”, tha Rama.
PS përsëriti se vazhda e tragjedive që po pushtojnë vendin burojnë nga varfëria që ka pushtuar shqiptarët. “Viktimat e Butrintit janë viktima të një ëndrre të mbytur, thjesht sepse të mbetur pa punë dhe pa shtëpi mundohen ta kërkojnë gjetkë mbijetesën e tyre” . “Kjo tragjedi “ndihmoi” virmën e zezë e korrupsionit të dilte në dritën e diellit dhe tu bashkohet katër vrimave të zeza në të katërt e anëve të vendit që ka pushtuar tërë sektorët”, përfundoi ai.