E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Kryeministri, simbol i politikës së vjetër”

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se në listat e mbyllura që ka propozuar për reformën zgjedhore do të zënë një vend të konsiderueshëm kandidatet femra, të cilat do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme. “Do të doja t’i përgjigjesha me kënaqësi pyetjes se sa vend do të kenë gratë dhe vajzat në listat e PSSH-së. Listat e renditura janë një avantazh i madh në këtë drejtim, pasi është një mundësi që edhe nëpërmjet masave afirmative në Kodin Zgjedhor të krijohen kushte për të pasur një Kuvendi të ri të Shqipërisë, me një raport shumë më të arsyeshëm gjinor”, - tha Rama. I pyetur rreth debateve të ashpra që janë shkaktuar për çështjen e reformës zgjedhore, kryetari i PS-së u shpreh se nuk ishte aspak i suprizuar dhe se e priste një gjë të tillë. “Jua kam thënë para se të fillojë debati për reformën zgjedhore, që kjo është një reformë ,e cila krijon një debat të zjarrtë, sepse prek drejtpërdrejt interesa të atyre që bëjnë ligjet dhe reformat për të gjithë të tjerët, është reformë e sistemit politik. Nuk ka asgjë për t’u çuditur që kjo reformë krijon debat, krijon situata, që në dukje janë paradoksale konvergjencash, që i kapërcejnë kufijtë e kampeve, por që në fakt janë situata krejt normale. Mos u çudisni aspak me këtë”, - tha kryetari i Partisë Socialiste. Në lidhje me bashkëpunimin me kryeministrin Berisha për realizimin e reformave, Rama deklaroi: “Ne nuk jemi ndarë me askënd. Jemi në një proces bashkimi me gjithkënd. Me gjithkënd, që do të mbyllë kapitullin e politikës së vjetër të së shkuarës, ku simbol i së cilës është kryeministri i sotëm, të cilin e konsiderojmë ashtu siç është kundërshtari ynë natyral”, - u shpreh kryetari i Partisë Socialiste.

10 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›