E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi zgjedhor, pikëpyetjet për ndryshimin e Kushtetutës

PD-ja dhe PS-ja nuk e plotësojnë zyrtarisht kuorumin prej 96 votash. Si do të zhvillohet lufta në Kuvend midis dy partive të mëdha dhe të vegjëlve
Shaban Sulçe

Debati dhe konflikti i shpërthyer midis partive të vogla dhe dy partive të mëdha, PS e PD, pritet që shumë shpejt të spostohet në një tjetër arenë dhe pikërisht në sallën e Kuvendit. Në mungesë të konsensusit dhe në thellim të mosmarrëveshjeve, partitë e vogla nga një anë dhe dy partitë e mëdha nga ana tjetër do të përballen me forcën e numrave në parlament, për të përzgjedhur sistemin e ardhshëm elektoral si dhe propozimet e tjera që përbëjnë reformën zgjedhore. Ndërsa partitë e vogla parlamentare kanë patur propozimin unik për sistemin proporcional të personalizuar, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk kanë lëshuar pe nga kërkesa e tyre për sistemin proporcional rajonal. Por pavarësisht se në plan të parë dy partitë e mëdha dominojnë me forcën e numrave, ka shumë pikëpyetje nëse ato do të arrijnë të plotësojnë kuorumin e nevojshëm prej 94 votash, të cilat nevojiten për të përzgjedhur proporcionalin rajonal, gjë që bëhet vetëm me anë të ndryshimit të Kushtetutës.
PS e PD
Dy partitë e mëdha, të cilat kanë dominuar prej 17 vjetësh jetën politike në Shqipëri, sigurisht që kanë edhe dominimin kryesor të numrave në sallën e Kuvendit. Zyrtarisht Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë së bashku 89 deputetë, respektivisht 36 dhe 53, çka do të thotë se në plan të parë dy partitë e mëdha nuk e plotësojnë dot numrin 94, që duhet për ndryshimin e Kushtetutës. Nga ana tjetër, disa prej partive të vogla si PR dhe PSD kanë në përbërje deputetë, të cilët janë futur në parlament si rezultat i taktikës së Dushkut, të ndjekur nga dy partitë e mëdha. Deri diku, kjo e rrit ndjeshëm mundësinë e dy partive të mëdha ,PS e PD, për të kaluar propozimin për ndryshimin e Kushtetutës dhe përzgjedhjen e sistemit proporcional rajonal.
Por pavarësisht këtij fakti të sipërpërmendur, siguria për të plotësuar kuorumin e dy partive të mëdha vihet në dyshim, po të kihet parasysh fakti që një numër jo i vogël i deputetëve të PS-së njihen si kundërshtarë të hapur ndaj lidershipit aktual të PS-së. Nga ana tjetër, edhe zërat kundërshtues në Partinë Demokratike nuk kanë qenë të pakta.
Dyshimet
Drejtues të partive të vogla parlamentare, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët që shprehte qëndrimin e të vegjëlve për reformën zgjedhore, paralajmëruan rrjedhje votash nga ana e dy partive të mëdha, çka do të sillte dështimin e tyre për të votuar për ndryshimin në Kushtetutë dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kjo u deklarua nga ana e kryetarit të PDS-së ,Paskal Milo, ndërkohë që të njëjtën gjë pohoi për gazetën “Albania” edhe kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka. Nga ana tjetër, partitë e vogla shënojnë një numër të konsiderueshëm deputetësh, i cili gjithsesi është shumë larg shifrës 94, çka do të thotë se edhe sistemi i propozuar prej tyre, pra proporcionali i personalizuar, ka shumë pak mundësi për t’u përzgjedhur. Megjithatë, partitë e vogla kanë sigurinë për të mbledhur të paktën 20 firma deputetësh dhe në mungesë të konsensusit me dy partitë e mëdha, dhe ashtu edhe siç kanë paralajmëruar, ato do të kenë të drejtën që të kërkojnë referendum popullor për përzgjedhjen e sistemit zgjedhor

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste

1-Valentina Leskaj
2-Arben Isaraj
3-Erion Braçe
4-Ben Blushi
5-Musa Ulqini
6-Arben Malaj
7-Arta Dade
8-Bashkim Fino
9-Pandeli Majko
10-Besnik Dervishi
11-Blendi Klosi
12-Elmaz Sherifi
13-Petro Koçi
14-Ermelinda Meksi
15-Fatmir Xhafaj
16-Fatos Nano
17-Flamur Hoxha
18-Gramoz Ruçi
19-Alfred Dalipi
20-Luan Memushi
21-Marko Bello
22-Andis Harasani
23-Namik Dokle
24-Ndriçim Hysa
25-Albert Caçi
26-Kastriot Islami
27-Rajmonda Stefa
28-Rrapush Tola
29-Sadri Abazi
30-Shpëtim Idrizi
31-Stefan Çipa
32-Taulant Balla
33-Vangjel Tavo
34-Ylli Bufi

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

1-Astrit Patozi
2-Ilir Bano
3–Gazmend Oketa
4-Arenca Trashani
5-Astrit Bushati
6-Jozefina Topalli
7-Rexhep Uka
8-Aleksandër Biberaj
9-Jemin Gjana
10-Fatos Hoxha
11-Aldo Bumçi
12-Preç Zogaj
13-Gjokë Vuksani
14-Pal Dajçi
15-Sali Shehu
16-Sami Gjergji
17-Ferdinand Xhaferri
18-Besnik Mustafaj
19-Lulzim Basha
20-Bujar Nishani
21-Ylli Pango
22-Majlina Bregu
23-Gëzim Karapici
24-Leonard Demi
25-Sali Berisha
26-Engjëll Cara
27-Luan Skuqi
28-Dashnor Sula
29-Mevlan Xhindoli
30-Fatos Beja
31-Ridvan Bode
32-Ilir Rusmaili
33-Edmond Spaho
34-Genc Ruli
35-Bujar Leskaj
36-Arian Starova PBLD
37-Ndriçim Babasi
38-Edi Paloka
39-Blerim Çela
40-Ardian Kollozi

Grupi Parlamentar i Partisë Republikane
1-Arian Madhi
2-Lajla Pernaska
3-Albert Faruku
4-Fatmir Mediu
5-Hajrullah Paturri
6-Artur Hasanbelliu
7-Alfred Gega
8-Besnik Bisha
9-Genc Sharku
10-Parid Teferiçi
11-Galip Ramadhi
12-Paulin Sterkaj

Grupi Parlamentar Demokristian
1-Tom Doshi PDK
2-Frrok Gjini PDK
3-Hamit Kosta PDK
4-Nard Ndoka PDK
5-Jak Ndokaj PDK
6-Ndue Shpani PDK
7-Pashko Ujka PDK
8-Ymer Tola PDK

Grupi Parlamentar Demokrat-Reformator
1-Genc Pollo PDR
2-Tritan Shehu PDR
3-Rahim Kaleci Deputet i PD-së
4-Genc Juka Deputet i PD-së
5-Osman Metalla Deputet i PD-së
6-Shkëlqim Ziri Deputet i PD-së
7-Gjovalin Prenga Deputet i PD-së

Grupi Parlamentar Qendra Liberal Demokrate
1-Neritan Ceka Deputet i PAD-së
2-Piro Lutaj Deputet i PAD-së
3-Fatmir Xhindi Deputet i PS-së
4-Qemal Minxhozi Deputet i PS-së
5-Bukurosh Stafa I pavarur

Grupi Parlamentar Qendra Demokrate
1-Vangjel Dule PBDNJ
2-Spiro Peçi PBDNJ
3-Leonard Solis PBDNJ
4-Aurel Bylykbashi Deputet i PD-së
5-Eris Hoxha Deputet i PD-së
6-Mehmet Hoxha Deputet i PD-së
7-Mehmet Xheka Deputet i PD-së

Grupi Parlamentar i Partisë Social-Demokrate
1-Skënder Gjinushi PSD
2-Engjëll Bejtaj PSD
3-Albert Divjaka PSD
4-Diana Çuli PSD
5-Pilo Kerri PSD
6-Angjelina Kola PSD
7-Gëzim Musabelliu PSD

Grupi Parlamentar i Partisë Agrare Ambientaliste
1-Lufter Xhuveli PAA
2-Petrit Gjoni PAA
3-Idriz Xhomara Deputet i PD-së
4-Flori Bajramaj Deputet i PD-së
5-Ramiz Çoba Deputet i PD-së
6-Baki Shehu Deputet i PD-së
7-Safet Sulaj Deputet i PD-së

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim
1-Pëllumb Xhufi
2-Spartak Braho
3-Ndre Legisi
4-Ilir Meta
5-Paskal Milo (PSD)
6-Nikollaq Neranxi
7-Dritan Prifti

Deputetët e pavarur
1-Nikollë Lesi Deputet i LDK-së
2-Gilman Bakalli
3-Taulant Dedja
4-Spartak Ngjela
5-Durim Hushi
6-Durim Lamaj

10 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›