Rama: LSI-ja përpiqet të dobësojë PS-në
21/01/2009 Kreu socialist kritikon ashpër qëndrimet e lidershipit të Lëvizjes Socialiste për Integrim
“Me buxhetin e qytetarëve është krijuar një situatë politike në dëm të njerëzve”
Kryetari i Partisë Socialiste i vlerësoi qëndrimet e ardhura nga lidershipi i LSI-së si një manovër për të dobësuar partinë më të madhe opozitare për qëllime përfitimi në garën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Gjatë një interviste televizive kreu socialist në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës bëri një analizë, ku natyrisht dha dhe synimet se pse buxheti i kryeqyteti u rrëzua për të dytën herë, duke krijuar një bllokim të këshillit bashkiak. Për kujtesë, me votat e këshilltarëve demokratë dhe atyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim u rrëzua pak ditë më parë buxheti i Tiranës. Duke u ndalur në këtë moment, kreu i bashkisë së Tiranës gjatë fjalës së tij vlerësoi se një votim i tillë kishte synimin e vetëm që të krijonte pakënaqësi mes qytetarëve ndaj PS-së dhe afrimin e tyre te LSI-ja. Sipas tij, votimi kundër buxhetit tregoi se iu dha prioritet interesave të politikës përpara interesave të qytetarëve. Njëkohësisht në një kundërvënie të hapur ndaj LSI-së Rama vuri në dukje se “u përdorën problemet e qytetarëve për të sulmuar kundërshtarin”. Po kështu, duke i mëshuar më tej këtij momenti, kreu socialist nënvizoi se u përdorën llogari të mirëfillta për të kultivuar sa më shumë probleme dhe jo për të zgjidhur problemet e Tiranës. Kjo pasi, sipas tij, në bazë të këtyre llogarive LSI-ja synoi që, sa më të pakënaqur të jenë qytetarët, aq më shumë do të fitojë ndaj PS-së. “Këto janë manovra për të marrë një votë më shumë, jo duke bërë garë të mirëfilltë, por përmes bllokimit. Të krijojë sa më shumë pakënaqësi, që njerëzit të jenë të inatosur, në dëm të cilësisë së jetës së këtyre njerëzve. Pra, me buxhetin e qytetarëve është krijuar një situatë politike në dëm të njerëzve”, - u shpreh Rama. Ndërkohë, duke bërë një sqarim lidhur me akuzat e ardhura nga LSI-ja për bashkëpunim mes PS-së dhe PD-së, sa u takon ndryshimeve kushtetuese kryetari Rama nënvizoi se një bashkëpunim i tillë ishte i domosdoshëm për proceset integruese të vendit. Sipas tij, e kundërta ndodhi me LSI-në e cila bashkoi votat me PD-në, duke prishur kontratën me qytetarët të cilët votuan që e majta të ishte shumicë në zgjedhjet e fundit lokale.