Rama: Marty, sharlatan, hedh baltë mbi shqiptarët
Sharlatan! Kështu e cilësoi dje kryetari i PS-së, Edi Rama Dick Martyn, hartuesin e raportit me akuza ndaj Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Zoti Rama pohoi prerazi se deputetët socialistë do të bashkëpunojnë me deputetët demokratë kur projekt-rezoluta të diskutohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ky do të ishte bashkëpunimi i parë pas zgjedhjeve të 28 qershorit mes opozitës dhe pozitës, i diktuar nga arsye kombëtare. Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i Partisë Socialiste tha se raporti i hartuar nga Dick Marty ka akuza monstruoze që hedhin baltë pa asnjë fakt. “Në mbështesim përfaqësuesit e Shqipërisë që ta kundërshtojnë këtë raport në Asamblenë e Këshillit të Evropës”, - tha Rama. “Ne do të unifikojmë me qeverinë, me përfaqësuesit e PD-së në Këshillin e Evropës, kur të diskutohet në Asamble ky raport i mbushur me shpifje dhe me baltë dhe do të bëjmë detyrën tonë ndaj së vërtetës për të kthyer mbrapsht këto shpifje dhe këtë baltë”, - deklaroi z. Rama.