E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, letër partive: Dërgoni sugjerimet tuaja

Presidenti i Republikës mirëpret sugjerimet e partive politike për kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë. Në njoftimin e djeshëm për shtyp të Presidentit Bamir Topi, bëhet e ditur se në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të transparencës, Presidenti i Republikës u ka dërguar partive politike parlamentare një letër, ku i kërkon të paraqesin deri ditën e hënë, më 30 qershor 2008, pranë grupit të punës për asistencë ligjore mendime dhe sugjerime rreth standardeve dhe kritereve, që mund të konsiderohen në përzgjedhjen e kandidaturave të anëtarëve të Gjykatës Lartë. Ky është afati që Topi u lë partive për të sjellë mendimet e tyre, ndërkohë që PD po përgatitet që brenda kësaj jave të ndryshojë rregulloren e Kuvendit, duke sanksionuar seanca dëgjimore për emrat që do të dekretojë Presidenti. Edhe njëherë kreu i shtetit u ka bërë të qartë partive se pret sugjerime për kriteret dhe jo për emrat, duke shmangur negociatat kokë më kokë me krerët e grupeve apo partive dhe duke ia lënë në dorë grupit të punës marrjen e sugjerimeve nga partitë.

Dosja e kandidatëve

Presidenti i Republikës mbyll “dosjen” e 105 kandidatëve për anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë. Juristët dorëzuan dje deri në orën 14:00 kur dhe u mbyll zyrtarisht procesi, të gjithë dokumentacionin që kërkohet për 5 vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Dita e djeshme ishte afati i fundit e paraqitjes së CV për çdo kandidat, ndërkohë që procesi i përzgjedhjes së emrave, që do kalojnë provën e Parlamentit, do të përfundojë në datën 30 qershor. Drejtoria e Informimit Publik të Institucionit të Presidencës bëri dje me dije se ditën e martë, më 24 qershor 2008, në përfundim të afatit kohor të caktuar, numri i aplikuesve për vendet vakante në Gjykatën e Lartë ka arritur në 105 vetë. Të gjitha aplikimet e dorëzuara po përpunohen në Zyrën Juridike të Institucionit të Presidentit të Republikës për t’iu paraqitur më pas grupit të punës të ngritur nga Presidenti Topi për asistencë ligjore. Në ditët në vijim, grupi i punës së ekspertëve ligjorë do të mblidhet për të diskutuar dhe shqyrtuar kërkesat e mbërritura në Presidencë, si dhe për t’i paraqitur kreut të shtetit sugjerimet e tij për standardet dhe kriteret, veç atyre ligjore, që mund të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Gjithashtu, në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të transparencës, Presidenti i Republikës u ka dërguar partive politike parlamentare një letër ku i kërkon të paraqesin deri ditën e hënë, më 30 qershor 2008, pranë grupit të punës për asistencë ligjore, mendime dhe sugjerime rreth standardeve dhe kritereve që mund të konsiderohen në përzgjedhjen e kandidaturave të anëtarëve të Gjykatës Lartë. Në përfundim të gjithë këtij procesi, të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet e mbledhura do të paraqiten tek Presidenti i Republikës, i cili në mbështetje të dispozitave të Kushtetutës ka ekskluzivitetin e përzgjedhjes së emrave ndërmjet kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Ekipi i ekspertëve të thirrur nga Presidenti Bamir Topi, për të përcaktuar kriteret kryesore që duhet të plotësojnë kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, pritet të takohen me përfaqësues të grupeve parlamentare gjatë kësaj jave, ndërkohë që ekspertët nuk përcaktojnë emra, por janë strukturë ndihmesë. Është vënë re një interesim i madh i juristëve për dorëzimin e dokumentacionit të domosdoshëm, për të fituar një vend në Gjykatën e Lartë si anëtar i ri i këtij institucioni. Presidenti Topi vendoi krijimin e komisionit të ekspertëve, pasi Parlamenti rrëzoi 5 dekretet e tij për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë në seancën e 16 qershorit.

Disa nga kandidatët për Gjykatën e Lartë

1. Medi Bici

2. Arjana Fullani

3. Neshat Fana

4. Guxim Zenelaj

5. Lefter Jahaj

6. Aleksandër Muskaj

7. Roland Mici

8. Zamir Poda

9. Fiqrete Mullaj

10. Kristofer Peçi

11. Arben Ristani

12. Agim Bendo

13. Fatmira Luli

14. Arben Rakipi

15. Burham Malevi

16. Hysni Demiraj

17. Artan Zeneli

18. Kristaq Traja

19. Vangjel Kallço

20. Pranvera Strakosha

21. Skënder Demiraj

22. Musa Breçani

23. Andi Çeliku

24. Gjovalin Përnoca

25. Artur Selmani

26. Evelina Qirjako

27. Gjet Kola

28. Artan Broci

29. Elida Take

30. Petraq Çurri

31. Pajtim hoxha

32. Ilir Shurdhi

33. Valentina Teodoresku

34. Rexhep Bekteshi

35. Vasil Bendo

36. Bashkim Çami

37. Musa Halili

38. Kostika Çobanaqi

39. Hanëme Bakia

40. Admir Thanza

41. Vjollca Meçaj

42. Hysen Keta

43. Gjin Gjoni

44. Valentina Sadiraj

45. Bujar Sheshi

46. Arben Qeleshi

47. Altina Xhoxhaj

48. Zef Nikaj

49. Marenglen Rrapi

50. Agron Cami

51. Zamir Moçka

52. Vexhi Muçmata

53. Mariana Shegani

54. Mimoza Arbi

55. Sinan Tafaj

56. Fatos Dervishi

57. Përparim Sanxhaku

58. Dalip Bushi

59. Besnik Çollaku

Dosja e kandidatëve

Kandidatët e rinj, ashtu si edhe ata që janë paraqitur në procesin përzgjedhës të muajit mars 2008, janë të ftuar të plotësojnë kërkesën e tyre me dokumentacionin e mëposhtëm:

Kopje diplome dhe listë notash.

Kopje të titujve shkencorë.

Kopje të kualifikimeve pasuniversitare, brenda e jashtë vendit.

Kopje të shkrimeve e botimeve në fushën e drejtësisë.

Vërtetim nga institucioni ku ka punuar, se gjatë 8 viteve të fundit nuk ka marrë masë disiplinore.

Çdo lloj dokumenti tjetër që pasuron CV-në e kandidatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›