Meta: Çështja “Uithers”, në dorë të drejtësisë amerikane
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi dje se çështja e trafikut të armëve dhe skandali që ka përfshirë ambasadën amerikane në vendin tonë duhet të lihet në dorën e drejtësisë. “Nuk mund të paragjykojmë se çfarë ka ndodhur te pala amerikane dhe ç’ndodh atje. Ju duhet të jeni të sigurt se Amerika është një shtet shumë demokratik, sepse dhe kur presidentët kanë rezultuar të implikuar, Amerika ka pasur institucionet për t’i vënë ata para përgjegjësisë”, - tha Meta. Ai shprehu mbështetjen për hetimin që po bëhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për hetimin që po bën Kongresi Amerikan mbi trafikun e armëve. “Padyshim që kërkojmë një bashkëpunim të ngushtë midis drejtësisë amerikane dhe drejtësisë shqiptare për vendosjen përballë drejtësisë të të gjithë fajtorëve, në Amerikë, në Shqipëri, apo kudo qoftë, pavarësisht nga posti apo nga pozita që ata kanë”, - deklaroi Meta. “Prandaj është një gur prove për ekzistencën e shtetit të së drejtës në të ardhmen dhe të një vendi ku mund të ndodhin afera korrupsioni, por ku drejtësia funksionon dhe i vë para përgjegjësisë fajtorët”, - theksoi kreu i LSI-së.
Rama takon Shculz dhe Rasmussen
Kryetari i PS-së, Edi Rama, vazhdoi takimet në Bruksel me të tjerë përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe institucioneve të tjera të BE. Gjatë paradites, Rama takoi kryetarin e Grupit Parlamentar të PES, z. Martin Schulz. Schulz përgëzoi Ramën për procesin gjithëpërfshirës të hartimit të programit të ri të PSSH, si dhe për iniciativat e rëndësishme që ka ndërmarrë PS në kuadër të reformave të rëndësishme të shtetit. Rama theksoi rëndësinë e procesit të hartimit të programit, duke e cilësuar si “shpirtin e qeverisjes”. Gjithashtu, Rama shprehu shqetësimin për reformën zgjedhore, veçanërisht për procesin e prodhimit të kartave të identitetit dhe regjistrit zgjedhor. Rama i konsideroi këto si parakushte themelore për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu, Rama shprehu shqetësim edhe për veprimet e mazhorancës, të cilat kanë për synim të cenojnë autonominë e institucioneve të pavarura. Shembulli më i fundit ishte votimi kundër dekreteve të Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Gjatë pasdites, Rama takoi Presidentin e PES, Poul Nyrup Rasmussen. Z. Rasmussen theksoi domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të tregojë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.