E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “Mjekët, njerëz humanë, jo të korruptuar”

Kryetari i PS-së, Edi Rama, e ka vijuar turin “Dialogu me Shqipërinë” për Shëndetësinë në takimet që ka zhvilluar në Spitalin e qytetit të Elbasanit; Spitalin Rajonal Obstetrik-Gjinekologjik, në Kirurgjinë dhe në Urgjencën e këtij qyteti.
Gjatë bisedave me punonjësit mjekësorë dhe me pacientë të ndryshëm kryetari i Partisë Socialiste është shprehur: “Këtu ka ndodhur një padrejtësi shumë e madhe në raport me mjekët, me infermierët, duke i damkosur si përfaqësues të një shëmbëlltyre shumë të keqe të korrupsionit. Unë mendoj se ne nuk mund dot ta luftojmë korrupsionin në mjekësi në qoftë se nuk krijojmë për mjekët, infermierët dhe për gjithë sistemin të atilla kushte që jo vetëm profesionalisht të gjithë të jenë në gjendje t’u përgjigjen qytetarëve, por, nga ana tjetër, edhe si njerëz të jenë në gjendje që të plotësojnë nevojat e familjeve të tyre. Është e patolerueshme që në kushtet kur mjekët dhe infermierët në Shqipëri bëjnë mrekulli në raport me mundësinë që kanë, damkosen, në vend që të damkoset politika, që 17 vjet i ka lënë njerëzit në mëshirë të fatit dhe mjekët e infermierët në qiell të hapur. Kjo është mjekësi në qiell të hapur, kjo është mjekësi pa çati, pa mure”, - tha Rama.

18 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›