E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Në 28 qershor fiton bashkimi i qytetarëve

 

Kryetari socialist Edi Rama ka vazhduar turin e tij me vullnetarët në qytetin e Peshkopisë. Gjatë fjalës së tij, kryetari socialist tha se, “qeveria jonë e bashkimit të ri të qytetarëve, që do fitojë më 28 qershor, do të jetë qeveria e parë e këtij vendi që do t’i shohë e do t’i trajtojë fëmijët e  qytetit dhe të fshatit në të gjithë territorin e Shqipërisë, si fëmijë të barabartë të Republikës së Shqipërisë”. Që nga Peshkopia, Rama bëri të qartë se socialistëve nuk u intereson një pazar kryetarësh, por një bashkim i ri qytetarësh. Janë pazaret e zanatçinjve të vjetër që e kanë lënë vendin prej 18 vjetësh në këtë gjendje, tha Rama, ndaj dhe njëherë shprehu vendosmërinë e tij për të ndryshuar vetë politikën. Kryetari socialist, nga Peshkopia drejtoi gishtin në plagën e analfabetizmit e cila është shtrirë masivisht sidomos në zonat e thella të vendit qofshin këto në Veri apo në Jug të vendit, dhe premtoi eliminimin e saj pas ardhjes në pushtet.                   h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›