E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: PS nuk ndryshon axhendën politike

Kreu i PS-së

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, konfirmoi dje me bindje se kjo parti nuk tërhiqet nga vendimi për të kushtëzuar marrëdhënien me Kuvendin dhe vijimin e protestave për të hapur kutitë. “Pushteti i korruptuar i Sali Berishës po vazhdon të akuzojë, shpifë e madje bëjë diversion të përditshëm me forma sa vulgare, aq edhe qesharake, ndaj Partisë Socialiste, e cila nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj të prerë e të qartë, për të mos u bërë fasada demokratike e një Parlamenti që s’ka kurajën të hetojë zgjedhjet nga ka dalë, duke hapur kutitë e votimeve mbi të cilat rri”, tha Rama. Sipas tij, katastrofa e shkaktuar në Veri dhe emergjenca e jashtëzakonshme diktoi shtyrjen e përkohshme të axhendës së betejës opozitare, duke e detyruar të shtyjë një javë edhe mbledhjen e planifikuar të Asamblesë Kombëtare për krizën e demokracisë e të shtetit të së drejtës.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›