E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Presidenti, jo vetem i nje pale Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste me ane te nje letre ka kerkuar dje nga kreret e partive parlamentare qe te nisin konsultimet per zgjedhjen e kreut te shtetit. Kreu i PS-se thekson se nje takim mes krereve te partive do t'i sherbente nisjes se nje procesi konsensual. "Ne emer te Partise Socialiste dhe te te gjithe asaj mase te madhe qytetaresh shqiptare qe Partia Socialiste perfaqeson ne Kuvend, deshiroj t'ju ftoj me ane te kesaj letre qe te takohemi drejtperdrejt, per te kembyer pikepamjet tona dhe per te tentuar te hapim nje dialog konstruktiv mes te gjitha paleve lidhur me rendesine madhore te ndertimit te nje procesi te dobishem per vendin ne zgjedhjen e Presidentit te ri te Republikes", - shprehet kreu i selise roze ne letren e tij publike. Rama thekson se zgjedhja e kreut te shtetit, duhet pare si nje proces i vecante ne kuader te integrimit te vendit ne Bashkimin Europian. "Nuk mund te vihet ne diskutim se procesi i zgjedhjes se Presidentit te ri te Republikes eshte nje provim shume i rendesishem per Shqiperine drejt momentit kyc te vjeshtes se ardhshme, qe perkon edhe me 100-vjetorin e shtetit shqiptar. Pesha e madhe simbolike e 100-vjetorit i jep nje rendesi ende me te vecante edhe procesit te nevojshem politik qe duhet te rezultoje me zgjedhjen per President te nje figure, e cila ne frymen e Kushtetutes sone simbolizon unitetin kombetar", - shprehet Rama. Kreu i selise roze thekson se zgjedhja e kreut te shtetit te ri duhet te jete deshmi e nje suksesi dhe jo disfate politike ne 100-vjetorin e Pavaresise. "Une besoj se simbolika e 100-vjetorit te Pavaresise e forcon kontekstin historik te perpjekjeve per integrimin e vendit tone ne Bashkimin Europian dhe, ne njefare menyre, e ben me te madhe peshen e suksesit apo disfates se politikes shqiptare ne kete vit jubilar, e ne kete rast konkret te zgjedhjes se Presidentit gjithashtu", - u shprehet kreu i selise roze ne letren e tij. Duke u ndalur ne rendesine qe ka zgjedhja e figures se kreut te shtetit, Rama thekson se qytetaret presin nje perfaqesues te tyre dhe nje personalitet qe eshte garant i Kushtetutes. "Me po kaq rendesi besoj gjithashtu se eshte edhe per qytetaret shqiptare, qe ne fund te nje procesi te mundshem gjitheperfshires mes gjithe paleve parlamentare per zgjedhjen e kreut te shtetit, te kene ne krye te shtetit nje President garant te Kushtetutes dhe te institucioneve apo te proceseve kushtetuese qe lidhen me kreun e shtetit, e jo nje noter partiak te nje pale te vetme", - shprehet Rama. Ne letren derguar krereve te partive politike, Rama kerkon nje pergjigje zyrtare ne lidhje me takimin. Kerkesa e kreut te PS-se eshte pjese e strategjise se miratuar nga forumet e selise roze per nisjen e konsultimeve ne lidhje me zgjedhjen e kreut te shtetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›