E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Projektligj për dëmshpërblimin e fermerëve

 

Kreu i PS, Rama tha dje se, përgjegjëse për dëmin e shkaktuar fermerëve është papërgjegjshmëri e institucioneve që kontrollojnë dhe certifikojnë farërat bujqësore. Për këtë arsye, shteti dhe jo privati duhet të dëmshpërbleje fermerët e dëmtuar nga fara e misrit e varietetit “Alisea”. Sipas tij, socialistët kanë gati një draft për të realizuar dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar. Masa e dëmshpërblimit, e cila do të jetë e barabartë me fitimin e munguar apo të pritshëm, do të llogaritet në bazë të sasisë së farës së blerë, sasisë së tokës së mbjellë, shpenzimeve të domosdoshme dhe të nevojshme për kultivim dhe rendimentin e pritshëm. Evidentimi i dëmshpërblimit duhet të kryhet me një procedurë vetëdeklarimi. Rama tha se, “Masat e këtij dëmshpërblimi, kriteret, procedurat e përfitimit financiar, janë objekt i këtij projektligji dhe e ftoj Sali Berishën të mos heshtë.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›