Shpk-ja Rama–Berisha dhe bëmat e saj!
Dritan Ylli
Një nga përfaqësuesit e PS-së përtej së majtës dhe të djathtës, ish-shërbëtor i zellshëm i regjimit të PD-së kur përndiqeshin socialistët, në një shkrim të tij, kishte bërë një goxha gjetje në fjalorin politik; termin “shpk”. Në fakt ka të drejtë, sepse në politikën shqiptare aktualisht ekziston ky fenomen. Ka vërtet një të tillë, madje që përbën rrezik për shqiptarët, dhe kjo është shpk-ja Rama–Berisha!
Përfaqësuesi i politikës së re të PS, që në memorien e socialistëve është ngulitur si Sekretari i Përgjithshëm që firmosi në mënyrë të paligjshme 6 paga shpërblim për vete dhe për ish-kryeministrin Nano që tani e quan pensionist, shfaqet i shqetësuar që, sipas tij, Meta dashka të shkatërrojë të majtën. Duke e quajtur LSI-në shpk (absurde për të parën parti politike që përmes parimit një anëtar-një votë zgjodhi demokratikisht kryetarin dhe strukturave drejtuese), ai shkruante se Meta vjell vrer kundër PS-së. Në fakt, e vërteta është ndryshe. Në frontin e “vrerit” jo kundër PS-së, por kundër aferave korruptive të lidershipit të saj me Berishën, janë vënë LSI, Ilir Meta, të majtët dhe socialistët e ndershëm e të vërtetë dhe përfaqësues të shumtë dhe të nderuar të shoqërisë civile; të gjithë të shqetësuar për aferat Rama–Berisha, që synojnë dhunimin e shtetit ligjor dhe plaçkitjen e tij.
Po pse është mishërimi më i saktë i shpk-së, bashkëpunimi Rama –Berisha? Sepse ka në themel të saj kënaqjen e interesave ekonomike të secilës palë, ndërsa si fasadë përmbledh disa tipa të shquar për “sejmenllek”, si puna e këtij artikullshkruesit që nuk ka ngjyrë, por që i njeh mirë ligjet e shpk-së, që në kohën kur ka qenë kreu i sektorit të antikontrabandës, kur nafta shkonte lumë për të furnizuar makinën vrasëse të Millosheviçit kundër vëllezërve kosovarë.
Lidershipi aktual i PS-së në mënyrë të çuditshme, është investuar me mish e me shpirt për ngjizjen dhe krijimin e shpk-së, që tashmë është vënë në shërbim të një kaste, duke shkelur në mënyrë të pamëshirshme aspiratat e qytetarëve të thjeshtë. Në grupin e ekspertëve që kanë formuluar ndryshimin e legjislacionit në mënyrën më absurde për mirëfunksionimin e shpk-së, që nis me ligjin për KKRRT-në e Republikës ku ndahet 3 PD, 3 PS dhe një i pavarur, që gjysma e familjes së tij është në PS dhe vetë në PD, ka dorë dhe ku artikullshkruesi që i kupton shumë mirë këto “formulat e bashkëpunimit dhe përfitimit”.
Kjo është një shpk monstër që në ngjizjen e saj dhe qëllimet e mbrapshta që ka për vjedhjen, privatizimin e paligjshëm të pasurisë publike të këtij vendi dhe lejet e ndërtimit të ndara në mes PD dhe PS.
Ithtarët e kësaj shpk-je monstër, në mes tyre edhe artikullshkruesi në fjalë, sforcohen gjer në dhembje që ta justifikojnë “dashurinë” e madhe të Ramës me Berishën, me argumentin e gjoja reformave të përbashkëta. Në fakt njihen raste të bashkëpunimeve pozitë-opozitë në vende të ndryshme, - siç është dhe rasti i Gjermanisë - të motivuar për hir të interesave kombëtare. Por, lidershipi i PS-së po bashkëpunon me njeriun antireformë dhe antishtet. Si mundet të mbrosh interesat kombëtare, përmes bashkëpunimit me kryeministrin e Gërdecit, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë të pafajshëm, pasojë e pasurimit të kastës.
Kanë ndodhur shumë gjëra në emër të kësaj shpk-je, dhe nën hundën e këtyre socialistëve të orëve të fundit, idealet e të cilëve janë mirëfilltazi ato të shpk-së, në kurriz të shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.
Më e rënda u shënua në natën e 21 Prillit, kur për interesat e kastës korruptive, u ndryshua Kushtetuta, pa pyetur fare për vullnetin e popullit. Lidershipi i PS-së duke u investuar në mbarëvajtjen e punëve të shpk-së, shkeli marrëveshjen e pesë partive opozitare. Në marrëdhënie ilegjitime me PD-në dhe Berishën, cenuan rëndë funksionimin dhe pavarësinë e institucioneve demokratike në vend, përmes goditjes së Kushtetutës së vendit dhe gjithë thelbit demokratik të shtetit ligjor, që bazohet në ndarjen dhe balancat midis pushteteve.
Shpk-ja Rama-Berisha ka shkuar dhe më tej, duke e zbritur bashkëpunimin në rrafshe më konkrete për t’ju përgjigjur qëllimeve diabolike, shtimit të pasurisë së kastës, në kurriz të shqiptarëve.
Përmes ndryshimit të ligjit të sportit, shpk-ja i hapi dritën jeshile aferave për tjetërsimin dhe betonizimin e hapësirave të gjelbërta në Tiranë dhe asgjësimit të klubeve sportive të kryeqytetit, ‘Partizani’ e ‘Dinamo’. Njëri prej përfituesve të prishjes së sportklub “Partizanit”, i lidhur në mënyrë direkte me shpk, ishte vetë dhëndri i kryeministrit aktual.
Ndërkohë që LSI së bashku me të gjithë socialistët e vërtetë dhe progresistë, nuk e pranon këtë shpk dhe po e denoncon çdo ditë dhe më shumë, sejmeni i Ramës dhe Berishës thotë se LSI nuk u ngjit asnjëherë në nivelin e një partie bashkëkohore. Duket qartë se kush është perceptimi i përfaqësuesit të politikës së re për nivelin bashkëkohor; dhunimi i kushtetutës, aferat korruptive, betonizimi i mjediseve të gjelbërta, ndarja e pasurive publike, emëruesi i përbashkët i të cilave, është para dhe pushtet për kastën.
Aritmetika e Edi Ramës ia ka çoroditur kaq shumë vëmendjen këtij juristi servil, saqë votat e Ramës i shumëzon me dhjetëra e me qindra. Këtij, që thonë se, as Fatmir Xhafa nuk ia vë veshin, harron që rezultatet e 18 Shkurtit janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. Ky gjithashtu harron që është vetë shefi i tij momental, Rama, që ka pranuar publikisht në 19 Shkurt se pa LSI nuk do të ekzistonte fjala fitore e PS-së.
Megjithatë, ky socialist këshilltar, ekspert dhe një nga udhërrëfyesit e rrugës së Ramës, në përtej së majtës dhe të djathtës, e ka harruar siç duket thënien “hajde baba të tregoj arat”, përsa kohë që guxon dhe i tregon kryeministrit më të suksesshëm të PS-së, atij që fitoi zgjedhjet në 2001, se i paska dhënë Berishës fitoren në 2005. Ky harron që edhe vetë Edi Rama ka deklaruar se Berisha erdhi në pushtet për shkak të korrupsionit të qeverisë socialiste, ku Sekretar i Përgjithshëm i saj ka qenë personi në fjalë. Sikurse dhe për shkak të formulës zgjedhore, të stisur qëllimisht për të penalizuar LSI-në dhe LZHK-në, por që në mungesë të dijes së fjalës së urtë të popullit, “kush i bën gropën shokut, bie vetë brenda”, ata përqafuan humbjen vetë. Por, këta juristë dhe profesorë të njohjes së disa formulave, që tri herë rresht e kanë çuar të majtën drejt zgjedhjeve të kontestuara, harrojnë që tashmë në LSI ndodhen njohësit e vërtetë të proceseve zgjedhore, ish-anëtarë të KQZ-ve dhe ish-profesorë të këtyre profesorëve, që nuk mund të lejojnë më që formulat diabolike të kuptohen dhe të kontestohen pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve. Por, LSI është e bindur që do të ndalë çdo përpjekje makiaveliste, që përmes të ashtuquajturave formula dhe sisteme, synojnë deformimin e vullnetit të popullit dhe përputhjen e këtij vullneti me mandate të deputetëve në Kuvend. Nëse këta mendojnë se përmes marifeteve do të realizojnë ëndrrën e dikurshme për ta kompleksuar LSI-në për shkak të pozicionit të saj parimor që mbajti në zgjedhjet e 2005, ky do të jetë vetëm zhgënjimi i tyre. Nëse këta janë vërtet të interesuar për fitoren e së majtës dhe jo të Saliut, juristi në fjalë mund të ndikojë që të futë në Kodin zgjedhor, qoftë dhe një togfjalësh, Korrigjim kombëtar, që të mos humbasë asnjë votë e shqiptarëve!
Sa për argumentin që këshilltarët e LSI kanë bashkuar votat me këshilltarët e PD-së, është vetëm një përpjekje e mjerë për të amortizuar sadopak jehonën në mbarë Shqipërinë dhe jashtë saj, të bëmave dhe gjëmave të shpk-së Rama–Berisha!
Pra, është plotësisht e natyrshme, që mllefi deri në urrejtje i këtij sejmeni “socialist”, ndaj Ilir Metës ndodh pasi në subkoshiencën e tij, ngjallen reminishenca të kohës kur PD e dikurshme, në ’92 i hiqte socialistëve si Ilir Meta imunitetin. Por, ky berishist që tani këshillon Ramën, nuk mundet ta durojë opozitën e Metës, që rrëzon Berishën nga pushteti, sepse ky djalë është atje që ta këshillojë Ramën që ta mbajë Berishën në pushtet. Ky individ e ka një ngushëllim, që ai nuk është i vetëm ndër ata që këshillojnë kreun aktual të PS. Ai është atje, së bashku me shumë anëtarë të tjerë të PD-së, duke krijuar një PD të vogël që këshillon Ramën josocialist, por përtej të majtës dhe të djathtës. Dhe opozita e Metës, që po mbledh rreth vetes gjithë të majtët dhe socialistët e vërtetë, i shqetëson shumë ata.