E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Qeveria po keqpërdor TVSH-në

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, akuzoi dje qeverinë për shpërdorimin ekstrem të televizionit publik për qëllime reklame dhe propagande partiake të tipit sovjetik, siç e cilësoi ai. Rama tha se pas 156 ditësh do të marrë fund epoka e Televizionit të Pushtetit dhe do të filloje epoka e Televizionit të Qytetarëve. "I bëj thirrje drejtorit të Përgjithshëm të TVSH-së që të mos e menaxhojë këtë pronë publike si tribunën private të pushtetarëve të sotëm; të mos lejojë cenimin e mëtejshëm të lirisë e të së drejtës të çdo qytetari shqiptar për t'u informuar sipas standardeve demokratike nga ky ekran; të mos mbyllë sytë e veshët përpara keqpërdorimit të ekranit për të shfryrë mllefet e pushtetit aktual ndaj institucioneve të pavarura e autoriteteve kushtetuese; të ndalojë keqtrajtimin e opozitës si një shtojcë dekorative në edicionet informative dhe të marrë masa të menjëhershme për demokratizimin e këtyre edicioneve skandaloze", u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›