E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Refuzojmë qeverinë e re”



Gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar në Elbasan, Edi Rama ka folur edhe për qeverinë e re, pikërisht në kohën kur kryeministri Sali Berisha bëri prezantimin e kabinetit të ri qeveritar. Rama tha se Partia Socialiste nuk njeh qeverinë e re, sepse ajo është produkt i maskaradës zgjedhore të 28 qershorit. “Nga ky Parlament doli një qeveri, produkt i maskaradës zgjedhore, që ka shëmbëlltyrën e bashkimit të turpshëm të Metës me Berishën, të cilët me dyfytyrësinë e vet nuk mund të çojnë përpara Shqipërinë. Kjo qeveri është produkt i degjenerimit të plotë të një pjese të politikës shqiptare, e cila premton çdo gjë për hir të interesave të tyre personale. Ne e refuzojmë këtë qeveri me legjitimitet të cunguar sepse ajo është produkt i një Parlamenti që nuk e ka legjitimitetin e plotë që i dikton punët vetëm me forcën e kartonit”, - tha Rama. Ai theksoi se Partia Socialiste nuk mund të pranojë qeverinë e re, përderisa Berisha dhe Meta nuk po lejojnë hapjen e kutive të votimit. “Nuk mund të pranojmë një qeveri e krijuar nga një shumicë e cila erdhi si produkt i dhunës së shtetit, e cila nuk lejon transparencën e procesit zgjedhor të kësaj vere”, - tha Rama.

10 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›