Rama: S’ka pakt të fshehtë me PD
• Kryetari socialist Edi Rama, tha dje se nuk ka një marrëveshje të fshehtë me PD për reformën.
Aristir Lumezi
Ai kërkoi përsëri dje largimin e Kryeministrit Berisha si kryefajtor i tragjedisë së Gërdecit. Këtë deklaratë Rama e bëri në Asamblenë Socialiste, e cila u mblodh në Vorë. Asambleja kombëtare socialiste ka miratuar dje vetëm me një votë kundër propozimin për sistemin proporcional rajonal të propozuar nga kryesia socialiste. Kryetari i PS-së Edi Rama gjatë fjalës së tij, ka dhënë përparësitë e këtij sistemi krahasuar me sistemin aktual që aplikohet në zgjedhje. Sipas Ramës, "na duhet një sistem i thjeshtë, gjë që përbën edhe një nga rekomandimet kryesore të OSBE-ODIHR-it. Sistemi proporcional rajonal na jep një përfaqësim më në fund të balancuar në të gjithë territorin e Shqipërisë nga Veriu në Jug dhe i jep fund ndarjes në blu e në të kuqe të hartës së Shqipërisë", tha Rama. Duke e cilësuar sistemin aktual një sistem ku deputetët janë kthyer në garant punësh komunale, sistemi i ri, sipas Ramës do ta vendosë deputetin në një ndërmjetësues dhe katalizator mes një territori dhe Kuvendit e qeverisë. Por mbi të gjitha sipas kreut socialist, "ky është një sistem, i cili na ndihmon në procesin e domosdoshëm të rajonalizimit të politikave, në funksion të së ardhmes sonë në BE dhe të domosdoshmërisë që këtë të ardhme ta shohim si pikëmbërritjen e një rruge, ku na duhet me patjetër të modernizojmë shtetin".
Replikat
Përveç anëtarit të asamblesë, ish-deputetit socialist, Maqo Lakrori, të gjithë anëtarët e saj, ishin dakord duke e votuar pro sistemin proporcional, që PS e ka dërguar tashmë në Kuvend për diskutim. Lakrori kërkoi që miratimi i proporcionalit rajonal të rishikohet dhe kërkoi që të mbetej në fuqi sistemi aktual, maxhoritar i përzier. "Eshtë më mirë që deputeti të zgjidhet nga populli dhe të mbajnë lidhje direkte me popullin", mësohet të jetë shprehur Lakrori. Sipas tij: Nuk është e domosdoshme ndryshimi i sistemit, pasi problemet nuk vijnë nga sistemi, edhe sistemi maxhoritar është demokratik, ai mund të korrigjohet nga Kodi, por kanë qenë interesa e ndryshme që e kanë deformuar atë. "Sistemi proporcional favorizon të djathtën", është shprehur dje në asamble Lakrori. Por kreu socialist ka replikuar me Lakrorin, duke i thënë se "ti je një nga viktimat e sistemit aktual maxhoritar nga zgjedhjet e 3 korrikut 2005".
"Një kandidat për deputet, i cili korrupton gjithçka me para, madje edhe komisionerët, del fitues përballë çdo njeriu të ndershëm përmes këtij sistemi", mësohet të jetë shprehur Rama. Ndërsa profesori socialist, Servet Pëllumbi, ka hedhur kritika ndaj "shkarjes" së PS nga e majta. Sipas tij, PS po del nga boshti i saj i majtë dhe po shkon drejt të djathtës. "S'duhet të ndjehemi të kompleksuar të themi se jemi të majtë", është shprehur Pëllumbi. Por kreu socialist në përgjigje të profesorit të njohur socialist, është shprehur se "e majta e re e Toni Bler, që ne po aplikojmë është përtej të majtës së vjetër dhe të djathtës së vjetër".
Aleatët
Kreu socialist u shpreh dje se, reforma zgjedhore duhet bërë vullnetin e forcës më të madhe politike në vend. "Eshtë e nevojshme të shtoj se në këtë proces ne kemi ushtruar vullnetin e forcës më të madhe politike në vend, e cila nuk i dikton askujt asgjë, por mbron të drejtën e saj për të udhëhequr një reformë që ka të bëjë me rritjen e domosdoshme të cilësisë së demokracisë", u shpreh Rama. Ai u shpreh se reagimet e aleatëve ndaj reformës zgjedhore që ka propozuar PS, janë shprehje të mllefit me të cilin nuk mund të ndërtohet. "Më vjen keq, sepse këto reagime janë shprehje e mllefit, e një mllefi të vjetër në një politikë të vjetër, që nuk na çon asgjëkund, sepse mllefi nuk është filozofi dhe me mllef nuk ndërtohet e ardhmja", tha Rama.
Gërdeci
Kreu socialist Edi Rama, e cilësoi Kryeministrin Berisha përgjegjësin kryesor të tragjedisë së Gërdecit. Ai kërkoi sërish dje, largimin e tij nga drejtimi i qeverisë. "Eshtë e domosdoshme që Kryeministri Sali Berisha të sqarojë para Prokurores së Përgjithshme këtë fakt, informacionin shkresor që ka marrë para tragjedisë për Gërdecin dhe heshtjen e plotë që ka pasuar. Mosveprimin e plotë që ka pasuar me pasojë vetë tragjedinë. Eshtë në turpin e tij të vazhdojë të qëndrojë, duke u kapur pas karriges, sipas nesh jo thjesht për të ruajtur pushtetin, por për t'iu ruajtur së vërtetës që fsheh krateri i Gërdecit", tha Rama dje në asamblenë kombëtare socialiste.
Amendamenti
Propozimi që Asambleja Kombëtare Socialiste miratoi dje vetëm me një votë kundër është depozituar nga kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, një muaj më parë në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare. Ditën e hënë, amendamentin e Partisë Socialiste, "Për ndryshimet në Kushtetutë", të cilat përcaktojnë sistemin proporcional rajonal, e mori në shqyrtim edhe Komisioni parlamentar i Ligjeve, i cili nis sot diskutimin e tij. Socialistët kërkojnë një sistem proporcional rajonal, prag elektoral, i cili përcaktohet në bazë të rajonit dhe lista të mbyllura të kandidatëve të partive. Ndarja e zonave do të jetë mbi bazën e qarqeve, duke krijuar kështu 12 rajone, të cilat do të kenë një numër të caktuar deputetësh.
Nisma
Rama kërkoi që, deputetët socialistë të çojnë në Kuvend një nismë ligjore për tragjedinë e Gërdecit. "Kuvendi i Shqipërisë do duhet të marrë përgjegjësinë, të miratojë nismën dhe të angazhojë ligjërisht qeverinë për t'iu përgjigjur deri në një të gjitha nevojave financiare dhe materiale që kanë ata që u bombarduan nga qeveria, pasi ajo nuk ka asnjë plan, nuk kanë asnjë ide që të plotësojnë detyrimet e tyre karshi këtyre njerëzve, por kanë vetëm një shqetësim si të mbulojnë mediatikisht vullkanin", tha Rama.