E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama bën fushatë në Greqi



Kryetari i opozitës, Edi Rama, ka bërë fushatë edhe në Greqi me emigrantët shqiptarë të vendosur atje, duke u premtuar që në zgjedhjet e ardhshme ata do të votojnë nga vendet ku banojnë. Në një takim me kryetarin e bashkisë në Volosi, si dhe deputetë të këtij rajoni, shefi i socialistëve shqiptare falënderoi autoritetet greke për ndihmën që u japin shqiptarëve në drejtim të integrimit të tyre në Greqi. Ai bashkë me emra të tjerë të PS-së, si Blushi, Dalipi, Tavo dhe Ahmetaj, janë ndalur në një takim me emigrantë shqiptarë në Trikala. Rama premtoi për të gjithë komunitetin shqiptar atje, se PS do të kujdeset për të mbajtur gjallë gjuhen shqipe, duke hapur një kanal të dytë të televizionit publik shqiptar. Mes entuziazmit parazgjedhor, që duket se ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, kryetari socialist u ndal edhe në një takim tjetër në Veria, ku preku një ndër çështjet kryesore që shqetësojnë komunitetin shqiptar kudo që jeton në Evropë, shërbimin konsullor për të cilin tha se PS do të kujdeset që ai të jetë sipas standardeve evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›