Takimi i aleatëve opozitarë: “Protestat nisin që sot”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Partisë Socialiste mblodhi sërish në një tryezë aleatët e majtë dhe të djathtë për strategjinë që do të ndiqet pas skadimit të afatit 10-ditor dhënë qeverisë për hapjen e kutive. Në këtë takim që zgjati më shumë se një orë, është vendosur që protestat e opozitës të vazhdojnë, tashmë jo deri në hapjen e kutive të 28 Qershorit, por deri sa vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në takim kanë qenë Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, Kryetari i G99, Erjon Veliaj, Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi dhe Kryetari i Partisë Dmeokracia Sociale, Paskal Milo. Madje, këto protesta do të nisin që sot. Kështu pohoi njëri prej aleatëve të Partisë Socialiste, kreu i G99, Erjon Veliaj. Ai pohoi se do të bojkotohen seancat deri sa Berisha të tregojë se është i aftë mendërisht të qeverisë. “Do ta bojkotojmë, nuk do të shkojmë në asnjë debat. Publiku të ruajë qetësinë. Po shikojmë mundësinë e një ngritjeje të komisionit për të verifikuar gjendjen mendore të Kryeministrit. Të dëshmojë që ai është i aftë të qeverisë”, - tha ai. Veliaj është shprehur se sot do të mbahet një protestë përpara Radiotelevizionit Shqiptar ku do të kërkohet largimi i drejtorit të lajmeve. “Nesër protestë ku do të kërkohet largimi i drejtorit të lajmeve të RTSH-së, opozita do të bojkotojë këtë TV duke mos marrë pjesë në asnjë debat të tij”, - përfundoi Veliaj. Ndërsa kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka pohuar se kërkesat e të majtëve janë po ato, hapja e kutive dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. “Jemi këtu të bashkuar për të bërë transparencën e zgjedhjeve. Hapja e kutive është domosdoshmëri, jo vetëm për forcat politike dhe për ata që votuan, por për fatin e së ardhmes së shqiptarëve. Bashkimi do ti hapë rrugën zgjimit drejt zgjedhjeve të parakohshme që do ti hapë Shqipërisë dyert e BE-së”, - tha ai. Deputeti Vangjel Dule është shprehur se forma e protestës do të jetë me demokraci dhe vetëm me demokraci. Ndërsa Ngjela pohoi se çdo veprimi alogjik, aligjor dhe të pakontrolluar të këtij kryeministri do ti përgjigjet vetëm populli me forcën e tij. Sipas tij, kjo që po ndodh nuk është revolucion, por qëndresë kundër tiranisë. Edhe Gjinushi ka theksuar se protestat do të vazhdojnë, ato do të jenë protesta paqësore për të arritur qëllimet e të majtëve. “Berisha u ballafaqua me protestën më të madhe. Berisha dy gjëra ka frikë: protestën dhe bojkotin parlamentar. Kërkojmë transparencë zgjedhjesh. Të vendosur të protestojmë për të drejtën tonë. Protestat do të jenë paqësore. Protestat nuk do të merren me kolltukun e Sali Berishës.
Jemi të vendosur të protestojmë për të drejtën tonë si opozitë”, - u shpreh Gjinushi.
Erjon Veliaj
“Do ta bojkotojmë, nuk do të shkojmë në asnjë debat. Publiku të ruajë qetësinë. Po shikojmë mundësinë e një ngritjeje të komisionit për të verifikuar gjendjen mendore të Kryeministrit. Të dëshmojë që ai është i aftë të qeverisë”.
Skënder Gjinushi
“Berisha u ballafaqua me protestën më të madhe. Berisha dy gjëra ka frikë: protestën dhe bojkotin parlamentar. Kërkojmë transparencë zgjedhjesh. Të vendosur të protestojmë për të drejtën tonë. Protestat nuk do të merren me kolltukun e Sali Berishës”.
Vangjel Dule
“Jemi këtu të bashkuar për të bërë transparencën e zgjedhjeve. Hapja e kutive është domosdoshmëri, jo vetëm për forcat politike dhe për ata që votuan, por për fatin e së ardhmes së shqiptarëve. Bashkimi do ti hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme”.
Nard Ndoka
“Eshte e turpshme për një kryeministër që të merret me shpifje të ulëta. Ne do të bëjmë protestë. Këto janë protesta që nuk do të merren me kolltukun e zotit Berisha. Ne do ti kërkojmë prokurorisë që të hetojë mbi vjedhjen e votave”.
Ky lajm është publikuar: 04/12/2009