E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama çon “Kurbanin” në Tepelenë

Kreu i PS-së, Edi Rama ka vazhduar turin e promovimit të librit të tij “Kurban”, këtë herë në Tepelenë. Në një takim me banorë të qytetit, kreu socialist ka shpjeguar faktorët që e nxitën të shkruante librin. Rama tha se libri adreson problemet e vendit dhe jep kontribut për zgjidhje. Sipas tij, “Kurbani” nuk është libër me kujtime, por një libër për të ardhmen. “Reflektimi në libër është një pasqyrë për të parë të ardhmen. Ky libër nuk është për Tiranën, por për të gjithë Shqipërinë. Qytetet kanë nevojë për plane konkrete zhvillimi, pasi po treten vlerat sociale, historike dhe turistike. Duam të ndërtojmë një Shqipëri të re demokratike”, -ka theksuar Rama. Pas fjalës së tij, Edi Rama ka dhënë edhe autografe në librat për të pranishmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›