Topi, apel partive politike që të distancohen nga dhuna në fushatë

Presidenti merr pjesë në diplomimin e grave politikane, projekt i OSBE
Presidenti Topi i bën apel klasës politike dhe shoqërisë shqiptare për zgjedhje të ndershme duke kërkuar prej tyre distancimin nga episodet e dhunshme, në fushatën elektorale, episode që sipas tij duhet të dënohen nga të gjithë. Kreu i shtetit u prononcua në këtë mënyrë për incidentin e Qerretit. Nga ana tjetër, ai ka përsëritur domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si kushtin kryesor për vazhdimin e rrugës drejt BE. Ti largohemi në mënyrë definitive episodeve të dhunshme, që ndodhin diku dhe që duhet të dënohen nga të gjithë, dhe mbi të gjitha të tregojmë që zgjedhjet e datës 28 do të jenë një arritje e rëndësishme për Shqipërinë, mbas së cilave rruga drejt Bashkimit Evropian padyshim që nuk do të jetë një rrugë e ngushtë, nuk do të jetë një rrugë me kthesa, por do të jetë një bulevard i gjerë!, nënvizoi ai. Presidenti Topi, në ceremoninë e diplomimit në kuadër të përfundimit të projektit të OSBE-se për pjesëmarrjen e grave në procesin zgjedhor 2009, ka vlerësuar pjesëmarrjen e gruas në politikë, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme politike të datës 28 qershor do të jetë shumë e rëndësishme, do të jetë aktive dhe e ekuilibruar. Duke vlerësuar maksimalisht rolin e gruas në politikë, ai e ka konsideruar atë si mesazheren më të mirë për shoqërinë shqiptare, ku ka theksuar faktin se në formimin e tyre, ato kanë një strukturë shumë të rëndësishme, strukturën që mban shoqërinë në këmbë. Ju duhet të dini të përçoni mesazhin, sepse shoqëria shqiptare ka shumë, shumë nevojë që zgjedhjet e datës 28 të zhvillohen vërtet të lira, të zhvillohen në një klimë të qetë, theksoi Topi. Në fjalën e tij, presidenti ka pohuar se në ditët e sotme, shumë politikanë janë kritikë për pjesëmarrjen e gruas në politike, kurse disa jo. Personalisht, kreu i shtetit është rreshtuar në krahun e politikës që mbështet gruan politikane, duke përcjellë në këtë drejtim mesazhin që në këto zgjedhje parlamentare, femrat të arrijnë 30% e përcaktuar për to në parlament. Partitë politike kanë pasur në vetvete një lloj kondradiksioni. Nga njëra anë në vendimmarrje gjithmonë kanë qenë në preferencë burrat, por kur është dashur të përdoret imazhi i zonjave, gjithmonë kanë qenë të predispozuar që ta nxjerrin këtë në evidencë, nënvizoi Topi. Por, kreu i shtetit nuk ka lënë mënjanë edhe progresin e bërë vitet e fundit në lidhje me figurën e gruas shqiptare, për një lloj motivimi dhe vullneti politik, në përgjithësi të të gjitha forcave parlamentare, për të rënë dakord për dy ligje shumë të rëndësishme. Së pari për ligjin, që ka të bëjë me barazinë gjinore, së dyti për pjesëmarrjen e zonjave në listat zgjedhore. Ky është padyshim një progres i dukshëm, ndonëse edhe këtu ka këndvështrime të ndryshme. Një pjesë, jo thjesht e politikanëve, sepse politikanët janë shumë të paktë në numër krahasimisht me aktorët e tjerë të shoqërisë, e quajnë këtë arritje shumë të rëndësishme, ndoshta maksimaliste. Disa të tjerë nuk janë për citimin e shifrave, citoi ai, duke shprehur mendimin e tij për rëndësinë e shifrave, që sipas tij janë pikë reference, por nuk janë substanciale për këtë proces! Sërish kreu i shtetit ka përkrahur rolin dhe figurën e gruas në fusha të ndryshme të jetës, ku sipas tij gratë janë protagoniste, janë shumë të rëndësishme për ekuilibrimin e jetës së shoqërisë, janë shumë aktive në politikë, janë shumë aktive në familje, janë shumë aktive në projekte të ndryshme. Sipas presidentit Topi, kjo çon në përfundimin, se pjesëmarrja e gruas në vendimmarrje është gjithashtu e rëndësishme. Ndër të tjera, në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Topi ka vlerësuar miratimin e kuadrit ligjor për barazinë gjinore dhe Kodit Zgjedhor nga Kuvendi i Shqipërisë, si hapa të përqasjes së standardeve tona ligjore me ato të demokracive të zhvilluara dhe si rrjedhojë e prezencës më të madhe të mendimit përparimtar politik e shoqëror të gruas shqiptare.
**********************************************************************
Topi refuzon Serbinë për mungesën e Sejdiut
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka refuzuar samitin e Novi Sadit, të Serbisë për faktin se në këtë samit nuk ishte ftuar presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Presidenti shqiptar ka bojkotuar samitin në Novi Sadi të Serbisë, ku merrnin pjesë kryetarë shtetesh nga vendet e Evropës Juglindore, ku në listën e të ftuarve mungonte presidenti kosovar Fatmir Sejdiu. Megjithëse presidenti shqiptar ishte i ftuar në këtë takim, ai e ka vendosur të mos marrë pjesë. Samiti do të zhvillohet më datat 18 dhe 20 qershor dhe do të flitet për politikat ekonomike, energjetike të rajonit. Në samit do të marrin pjesë, presidenti austriak, presidenti bullgar, ai kroat, moldav, çek, maqedonas, italian, slloven, sllovak, ukrainas dhe presidenti boshnjak. Presidenca serbe nuk e ka komentuar mungesën e Topit, por mendohet se shkak të jetë bërë fakti që nuk është ftuar homologu kosovar, Fatmir Sejdiu.