E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama feston në Kosovë: Eulex, mbështes qëndrimin e Prishtinës

 

Në 96-vjetorin e ngritjes së Flamurit shqiptar, lideri i opozitës shqiptare, Edi Rama, ka zgjedhur Kosovën për të qenë pranë  shqiptarëve, kudo që ndodhen në këtë ditë të shënuar. Rama është pritur nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, teksa shoqërohej nga anëtarët e Kryesisë, Pandeli Majko dhe Shpëtim Idrizi. Kryeparlamentari Krasniqi, i dhuroi Ramës një kopje të Deklaratës së Pavarësisë, në sfond të së cilës spikat figura grafike e Adem Jasharit. Rama ka zhvilluar takime me Presidentin Sejdiu, Kryeministrin Thaçi, si dhe më këtë të fundit zhvilloi një vizitë të posaçme në familjen e Adem Jasharit në Prekaz. Lideri i opozitës në këto takime mbështeti liderët e Kosovës për reagimin kundër planit gjashtëpikësh dhe tha, se shqiptarët janë një, teksa skenari i tyre i vetëm është Bashkimi Evropian. "Përtej të gjitha përpjekjeve dhe përplasjeve edhe të natyrshme në fazën e njohjes dhe e konsolidimit të prezencës ndërkombëtare të Kosovës së re demokratike, ka një Kosovë reale, një Kosovë konkrete, të përditshme, që evoluon në drejtimin e duhur. Rikujtoj se Kosova nuk u pavarësua për t'u ndarë, por për t'u bashkuar për në familjen evropiane, ku aspirojmë të jemi së bashku, të gjithë ne, shqiptarë e shqiptare, që jetojmë në territorin shqiptar", theksoi kreu i PS-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›