E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekohet në Katedrale flamuri

 

KORÇE - Dita e flamurit u festua dje edhe në Korçë. Në nder të kësaj dite, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" u organizua "Dhoksologjia e Flamurit". Valëvitja e flamujve dhe tingujt e këngëve patriotike të ekzekutuara nga parakalimi i bandës së qytetit grumbulluan qindra vetë në sheshin e madh të luftëtarit kombëtar. Mes një solemniteti të të gjithë të pranishmëve u ekzekutua himni kombëtar. Ndërsa te "Luftëtari Kombëtar" u vendosën kurora dhe buqeta me lule nga përfaqësues të pushtetit lokal, forcave politike, përfaqësuesve të konsullatës greke në Korçë, shoqatave jo qeveritare, përfaqësuesve të komuniteteve fetare etj. Ata shprehën nderim dhe respekt për gjithë patriotët e luftëtarët e lirisë së Atdheut. Veprimtaria festive u pasua me organizimin e Dhoksologjisë, e cila është një rit tradicional që zhvillohet në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në qendër të Korçës. Të gjithë pjesëmarrësit në ceremoni, pa dallim feje e besimi hynë në Katedrale. j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›