E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama gënjen, i kemi kthyer përgjigje propozimeve të PS-së”

04-10-2011 / Gazeta 55

Reforma Zgjedhore/, Bylykbashi dhe Gumi

Kryesocialisti Edi Rama zbarkoi dje në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, me torbën e mashtrimit dhe shpifjes lidhur me bashkëpunimin mazhorancë-opozitë në funksion të reformës zgjedhore.
Edi Rama akuzoi Partinë Demokratike për mungesë vullneti politik, në një kohë kur kjo e fundit ka më shumë se 3 muaj që fton opozitën në tryezën e partive politike, për të shpalosur modalitetet përkatëse në hartimin e reformës së re zgjedhore. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Viktor Gumi, reaguar menjëherë, duke sqaruar se PD i ka kthyer përgjigje propozimeve të PS.
“Në cilësinë e të ngarkuarve nga Partia Demokratike për të komunikuar me përfaqësuesit e PS-së për probleme të reformës zgjedhore, informojmë publikun se ne kemi shqyrtuar me seriozitet propozimet e PS-së për këtë reformë, dhe i kemi kthyer me shkrim përgjigjen tonë, të bërë publike tashmë edhe nga kryetari i PD-së, për rrjedhojë, deklarata e z. Rama se ne nuk kemi kthyer përgjigje nuk qëndron”, u shprehën përfaqësuesit e PD për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Viktor Gumi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›