E Diel, 1 Nëntor 2026

Thagma/Rama Berishës: “Më ndihmo me debatin para kongresit, të të ndihmoj pas kongresit”

04-10-2011 / Gazeta 55

Edi Rama, ka një ngërç të madh për të kapërcyer. Kongresi i 5 nëntorit po troket shumë shpejt. Atij i duhet një “fitore” para kongresit. Në konceptin e tij, “duke u kënaqur me pakë”, ai  mendon se edhe dalja publike përballë kryeministri Sali Berisha, në një debat të pretenduar prej tij, për atë është “fitore”. Nuk ka rëndësi se si do të dalë nga ai debat i mundshëm, sepse tashmë është e qartë, që “ai flet shumë dhe s’thotë asgjë” edhe kur debaton me veten në formë monologu në ndonjë ekran televizioni.
Për atë më shumë se çdo gjë, ka rëndësi që ky debat i mundshëm, të lexohet nga anëtarësia dhe kongresmenët e partisë në 5 nëntor, si një “fitore”. Për këtë, ai gati sa nuk po i lutet kryemnistrit Sali Berisha, “aman më ndihmo me debatin para kongresit, të të ndihmoj pas kongresit”
Kjo sjellje e Edi Ramës, njëherazi dekonspiron edhe mënyrën e tij të të vepruarit, në qendër të të cilave qëndrojnë pazaret e rëndomta. Pikërisht nga taktika e pazareve që ka rrënjë te tradita 10 vjeçare e drejtimit të bashkisë, por edhe më herët tek ideologjia korruptive e administrimit komunist, Edi Rama ende nuk po arrin që të shkëputet.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›