E Diel, 1 Nëntor 2026

Ia heqin Ministrisë së Mbrojtjes

Dikasteri i Priftit jep leje për përdorimin e lëndëve plasëse

Nuk do të jetë më Ministria e Mbrojtjes ajo që do të japë lejet për personat apo shoqëritë që do të përdorin lëndët plasëse për punët e tyre. Qeveria ka marrë vendimin që këtë të drejtë tani e tutje do ta ketë Dikasteri i Ekonomisë. Sipas vendimit, autorizimi për përdorim civil të lëndëve plasëse, për personat juridikë, privatë ose publikë, vendas a të huaj, jepet nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ai u jepet subjekteve të licencuara nga institucionet përkatëse në fushat minerare, gjeologjike, hidrokarbure, energjetike dhe të ndërtimit (infrastrukturës), të cilat, për realizimin e veprimtarisë së tyre, e kanë të domosdoshëm përdorimin e lëndëve plasëse. Ky autorizim është i vlefshëm vetëm brenda objektit, për të cilin jepet licenca e veprimtarisë dhe për subjektet e specializuara për përdorimin civil të lëndëve plasëse. Përkufizimi dhe kriteret specifike, që duhet të plotësojnë subjektet e specializuara për pajisjen me autorizim të përdorimit civil të lëndëve plasëse, përcaktohen me udhëzim të veçantë të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Subjekti i interesuar për t’u pajisur me autorizim për përdorim civil të lëndëve plasëse duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme të përcaktuara në ligj. Subjekti i specializuar, i interesuar për t’u pajisur me autorizim për përdorim civil të lëndëve plasëse, përveç kritereve të përgjithshme duhet të plotësojë edhe kriteret specifike, të përcaktuara me udhëzim të veçantë të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Afati i autorizimit për përdorimin civil të lëndëve plasëse është i njëjtë me afatin e licencës për ushtrimin e veprimtarisë në fushat e përcaktuara për të.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›