E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurim jete ushtarakëve shqiptarë në misionet paqeruajtëse

Vendimi

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për sigurimin e komandove shqiptarë të dërguar me misione paqeruajtëse në vende të botës. Në vendimin e djeshëm ngarkohet Ministria e Mbrojtjes që në bashkëpunim me INSIG sh.a, të bëjë sigurimin e jetës, nga aksidentet në grup, të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që janë me mision ushtarak jashtë vendit. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, për vitin 2010. Këshilli i Ministrave ngarkon Ministrinë e Mbrojtjes dhe INSIG sh.a. për zbatimin e këtij vendimi, që hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Që nga viti 2004, në kontratën mes ushtarakëve dhe Dikasterit të Mbrojtjes, përveç shpërblimit, parashikohet edhe sigurimi i jetës. Kjo masë vazhdon të merret, sepse risku i ushtarakëve në këto misione është i lartë, ashtu si edhe fatura financiare që paguhet nga Ministria e Mbrojtjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›