E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama kërkon pajtim me Braçen



Pavarësisht divergjencave që ekzistojnë prej pak javësh mes liderit socialist Edi Rama dhe numrit dy të grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, duket se Rama i beson ende atij. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, Rama ka shprehur pakënaqësi lidhur me fjalimet që kanë mbajtur deputetët socialistë në seancën e dy ditëve më parë në Kuvend ku diskutohej buxheti shtesë i vitit 2008, por ka vlerësuar së tepërmi fjalimin e Erion Braçes. “Ishte një fjalim i mirë”, - është shprehur Rama gjatë diskutimit në mbledhjen e grupit. Burime nga mbledhja thanë se Braçe nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment lidhur me deklarimin e Ramës, duke mundësuar që kjo situatë të kalonte në qetësi. Kështu nëse Rama kërkon të pajtohet me Braçen, duket se kjo dëshirë i mungon deputetit socialist. Në dy javët e fundit, Erion Braçe akuzoi lidershipin socialist për opozitë të dobët dhe të butë duke kërkuar që bashkëpunimit me PD-në, selia rozë duhet t’i japë fund. Dy drejtuesit janë përplasur në mbledhjen e fundit të kryesisë, por Braçe ka folur dhe publikisht, madje akuzat e tij i ka transferuar edhe në Kuvend, ku i ka deklaruar mazhorancës se mund të vazhdonin ende të përfitonin “ kur i fundit që duhet të jetë i pari tani mendon se të denoncosh aferat tuaja korruptive do të thotë opozitë destruiktive”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›