E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama kthehet nga Strasburgu

Nga Rinasi në selinë e PS

Kryetari i socialistëve dhe deputetët që e shoqëruan në Strasburg u kthyen dje pas mesditës në Tiranë. Fillimisht Rama u ndal në selinë e Partisë Socialiste për të vijuar më pas më axhendën e ditës. Rama udhëtoi ditën e martë drejt Strasburgut duke pasur si qëllim takime me personalitete të PE ku shprehu edhe vendosmërinë e selisë rozë për të bërë transparencën e zgjedhjeve përmes një komisioni hetimor parlamentar. Por veç të tjerash, këtë herë Rama ka paraqitur rastin e Ruzhdies si rast tipik për të provuar se si është bërë manipulimi. Ndërkohë, një tjetër çështje, ndërsa mazhoranca ka kritikuar opozitën për vizat. Rama ka lobuar hapur te deputetët e Parlamentit Europian, duke kërkuar liberalizim të menjëhershëm të vizave për shqiptarët.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›