E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama lajëmëron nga Durrësi nxjerrjen në ankand publik të PS

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka konfirmuar gjatë turit të tij “Dialog me Shqipërinë” në fshatrat e Shkodrës dhe më pas në qytetin e Durrësit, vizionin e tij për shndërrimin e PS-së në një organizatë apolitike, ku të marrin pjesë të majtë, të qendrës apo të djathtë në mbrojtje te idealeve të politikës së tij të re. Rama ka bërë thirrje për një bashkim të të gjithë qytetarëve të vendit larg përkatësive partiake, për t’i dhënë frymë një Shqipërie të re europiane. “Ne mund ta ndërtojmë së bashku dhe do ta ndërtojmë së bashku vetëm nëqoftëse do t’i japim jetë një bashkimi të madh, përtej kufijve të partive politike, përtej paragjykimeve që kanë mbajtur rëndom shqiptarët të ndarë në kampe, të cilat vuajnë po njësoj mungesën e dritave, mungesën e ujit, mungesën e çdo politike të arsyeshme për punësimin dhe mbrojtjen sociale të njerëzve. Ndërkohë që vetë politika është kthyer në një instrument përfitimi për të gjithë ata që popullin e përdorin si një alibi dhe që fushatat elektorale i kanë kthyer në fushata për përfitime industriale. Unë dua që ne të gjithë të bëhemi të vetëdishëm se kemi një mision dhe se ky mision i kapërcen kufijtë e partive politike. Ky mision është një mision përtej të majtës dhe të djathtës, kështu siç është sot e ndarë politika dhe kështu siç ajo sot i mban të ndarë njerëzit. Njerëzit duhet të bëhen promotor të një bashkim zemrash edhe mendjesh për një idealizëm të ri, për një patriotizëm të ri, për një rrugë të re dhe këtë rrugë të re ne do ta hapim duke kuptuar se këto probleme edhe plagë të rënda të trashëguara vit mbas viti, për shkak të një politike të vjetër dhe të dështuar, mund të zgjidhen dhe mund të mbyllen vetëm nëqoftëse ne i japim jetë një politike të re, një politike e cila e shikon çdo shqiptare edhe shqiptar si një burim të jashtëzakonshëm energjish dhe si një potencial të pashfrytëzuar”- deklaroi dje Rama.  Re. Po

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›