E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i PNUD: Shqipëria, ndër vendet me zhvillim më të lartë njerëzor

Shqipëria është ndër vendet me zhvillim më të lartë njerëzor. Raporti vjetor i PNUD, Organizatës së Kombeve te Bashkuara për Zhvillim, e rendit në raportin e saj vendin tonë në vendin e 68 në shkallë globale, pra në grupin e vendeve me zhvillim më të lartë njerëzor, por që kanë një ndikim të vogël në proçesin e ngrohjes globale. Nga ky fenomen që përbën edhe shqetësimin kryesor të këtij raporti, Shqipëria rezulton se është e imunizuar pasi edhe edhe pse shkarkimet e gazrave në ajër shkojnë deri në 9.2 milione tonë në një vit, pra 2.8 ton për frymë, një mesatare kjo shumë me e ulët sesa e shumë vendeve të zhvilluara industriale. Kjo renditje sipas raportit nuk i dedikohet edhe aq hapave pozitivë në drejtim të emetimit të gazrave helumues, por faktit që Shqipëria mbetet një vend që nuk ka zhvillim dhe prodhim nga fabrika vendase që do të shkarkonin gazrat në ajër. Vendi ynë lë pas në klasifikim vendet ballkanike të Maqedonisë dhe Turqisë përsa i përket indeksit të zhvillimit njerëzor (HDI) ku merren për bazë një sërë të dhënash statistikore. Përsa i përket të ardhurave për frymë, Shqiperia renditet në grupin e dytë të vendeve që ndodhen në zhvillim intensive. Raporti i periudhes 2007-2008 ‘per zhvillimin njerezor’ ka prezantuar edhe sfidat më të ngutshme për vendet në zhvillim ndërkohë që qeveritë botërore po përgatiten të diskutojne në Bali të Indonezisë të ardhmen e Protokollit të Kiotos. PNUD, programi i Kombeve te Bashkuara për Zhvillim paralajmëron gjithashtu se bota po shkon drejt pikës së derdhjes, e cila mund t’u zërë vendet e varfra në kurthin e një spiraleje që bën për poshtë duke lënë miliona njerëz
të përballen me kequshqyerjen mungesën e ujit rreziqet ekologjike dhe humbjen e mjeteve të punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›