Rama në Burrel: “Qeverisja jonë do t’i shpallë luftë analfabetizmit”
Kreu i PS-së: “Paaftësia e qeverisë po i detyron fëmijët që të braktisin bankat e shkollës”. Rama: “Do të ndërmarrin ndryshime rrënjësore në sistemin arsimor”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ka vijuar turin e tij elektoral me një takim të zhvilluar në qytetin e Burrelit. Gjatë vizitës në këtë qytet Rama ka qenë dëshmitar i varfërisë, papunësisë e për rrjedhojë dhe analfabetizmit ku është zhytur veriu i vendit. Kreu i PS-së fillimisht ka vizituar familjen e varfër Gjoka, ku mjerimi është ulur këmbëkryq e për shkak të këtij mjerimi, fëmijët nuk shkojnë dot në shkollë pasi prindërit e tyre nuk kanë para për t’u blerë librat. Analfabetizmi i shkaktuar prej varfërisë ka qenë edhe tema kryesore që kryesocialisti Edi Rama ka përqendruar më pas fjalën e tij në takimin e zhvilluar me banorët e qytetit të Burrelit.
Arsimi
Kreu i PS-së dënoi paaftësinë e qeverisë, e cila ka shkaktuar rritjen e analfabetizmit në këto zona. Rama deklaroi se qeverisja e ardhshme socialiste do të ndërmarrë ndryshime rrënjësore në sistemin arsimor, duke siguruar arsim për të gjithë fëmijët.
“Ndërkohë që ne flasim për papunësinë e skajshme të Veriut të vendit, ndërkohë që ne flasim për mungesën e librave dhe të shkollave, për fëmijët e Veriut të Shqipërisë, ku analfabetizmi po bën kërdinë çdo vit, ai zotëri bashkë me të zotin e tij, me Sali Berishën, e morën vesh vetëm dy javë më parë, se librat e shkollës shiteshin dhe nuk faleshin për fëmijët e varfër. Dhe pse e morën vesh? E morën vesh sepse erdhi fushata elektorale! Ndërkohë që një vit rresht u kemi kërkuar që t’ua japin falas librat fëmijëve dhe një vit rresht thoshin se gënjen opozita. Këta do të votoni ju?!” - deklaroi Rama.
Transformimi
Para qytetarëve të Burrelit Rama tha se ai nuk bënte premtime në këtë fushatë, por merrte angazhime para gjithë shqiptarëve për të realizuar transformimin e madh që i duhet vendi, i cili mund të vijë vetëm me punë. “Ne angazhohemi për një politikë të re që do të rimëkëmbë arsimin, ku librat e shkollës do t’i japim falas për çdo fëmijë të varfër. Duke iu thënë të gjithëve që mes së shkuarës dhe të ardhmes, të zgjedhim të ardhmen, se ndryshimi që na duhet, është një ndryshim i madh, se transformimi që duam t’i japim Shqipërisë është një transformim kolosal. Dhe për të gjitha këto vota më 28 qershor ka një vlerë të jashtëzakonshme për të realizuar programin që shkruam së bashku në dialogun me Shqipërinë dhe për të ndërtuar së bashku me punë, punë, punë, Shqipërinë si gjithë Europa”, - u shpreh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.
17 Qershor 2009