Rama në Kongresin e Internacionales Socialiste
Kryetari i PS-së, Edi Rama, mori pjesë dje në punimet e Kongresit të Internacionales Socialiste. Gjatë punimeve të këtij kongresi, kryetari i PS-së, Edi Rama, bëri një ekspoze të shkurtër të nismës “Dialog me Shqipërinë”, duke u shprehur se ky proces do të ndihmojë PS për një program realist dhe konkret, për të gjetur zgjidhjet e duhura. Në këtë kongres, kryetari i PSSH-së, Rama, ka pasur kënaqësinë për të zhvilluar takime të veçanta me Kancelarin e Austrisë, Alfred Gusenbauer, me Kryeministrin bullgar, Sergei Stanishev dhe me Presidentin e Internacionales Socialiste dhe njëkohësisht liderin e PASOKUT, George Papandreu. Në takimin miqësor që zhvilloi me kancelarin Gusenbauer, Rama mori mbështetje për asistencë dhe ekspertizë për Programin e Ri të PSSH-së. Kancelari austriak u shpreh se: “Ne jemi gati t’ju mbështesin dhe ndihmojmë në programin tuaj qeverisës”. Gjithashtu në takimin e zhvilluam me Kryeministrin bullgar, Stanishev, Rama ka marrë mbështetje. Kryeministri bullgar, Stanishev, u shpreh: “Do t’ju asistojmë me ekspertët më të mirë për programin tuaj të ri”. Kryetari i PSSH-së, Rama, ka zhvilluar një takim të veçantë me Presidentin e Internacionales Socialiste dhe njëkohësisht liderin e PASOKUT, George Papandreu, si edhe me liderë të tjerë evropianë.