Rama ngushëllon familjen Malçi në Laç
Kryetari i PSSH-së, Edi Rama, ka qenë dje në familjen e Ilirjan Malçit, një prej të viktimave të Gërdecit. Familja e Ilirjan Malçit në qytetin e Laçit ka pritur ngushëllime. Në këtë ceremoni mortore, kryetari i PS, Edi Rama, ka qenë i shoqëruar nga sekretari organizativ, Blendi Klosi, të cilët u kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta familjarëve të viktimës Malçi. Trupi i sh-fadromistit Ilirjan Malçi u gjet nën rrënoja nga vetë familjarët pas shpërthimit tragjik të Gërdecit. Ilirjan Malçi është një ndër 21 viktimat që ka shënuar tragjedia e Gërdecit, ku gjithashtu kanë mbetur të plagosur shumë persona dhe janë shkatërruar mjaft shtëpi. Gjithashtu, ende vazhdojnë kërkimet në rrënojat e fabrikës për nxjerrjen trupave të tjerë që kanë mbetur aty.