Rama po e humbet toruan, se s’po i ofrohet njeri për ta blerë

Mazhoranca hedh poshtë akuzat e kryetarit të PS-së, se PD ka dashur të korruptojë ligjvënës socialistë
Pa përmendur emrat e dy deputetëve që qenkan shitur, por edhe duke vënë barrikadën se do të bëjë çmos për të mos pasur një president që vjen nga PD-ja, Edi Rama ka tronditur dje grupin parlamentar të PS-së. Duke sabotuar krejt procesin e konsultimeve, në një reagim zyrtar, PD-ja tha se s’do të çuditej nëse ndonjë ditë ai do të dilte në ekran e do të thoshte se Berisha po tenton të më blejë
Partia Demokratike hodhi poshtë akuzat e kryetarit te PS-se, Edi Rama, se PD ka dashur të korruptojë deputetë socialistë. Zëdhënësja Bardhi tha se çdo provë, fakt, të dhënë për cilindo, Rama duhet ta paraqesë në Prokurorinë e shtetit, si një detyrim madhor për luftën kundër korrupsionit politik, në të kundërt kjo akuzë mbetet një gënjeshtër e radhës e bazuar në mashtrim. Pa përmendur emrat e dy deputetëve që qenkan shitur, por edhe duke vënë barrikadën se do të bëjë çmos për të mos pasur një president që vjen nga PD-ja, Edi Rama ka tronditur dje grupin parlamentar të PS-së. Duke sabotuar krejt procesin e konsultimeve, në një reagim zyrtar, PD-ja tha se s’do të çuditej nëse ndonjë ditë ai do të dilte në ekran e do të thoshte se Berisha po tenton të më blejë.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i opozitës Edi Rama akuzoi kryeministrin Berisha se po tenton të blejë me para votat e deputetëve të PS-së për zgjedhjen e presidentit. Rama nënvizoi se PS-ja nuk do të votojë asnjë kandidat të demokratëve dhe nuk do të imponojë asnjë emër nga opozita. “Dy deputetëve të PS u janë ofruar para për votën e presidentit. Ka ndodhur po kështu kur kryeministri kërkonte të çante me para në dorë grupin tonë parlamentar gjatë bojkotit të parlamentit, ka ndodhur kështu në zgjedhjen e presidentit në vitin 2007 dhe po ndodh edhe sot. Kryeministri kërkon vota që nuk i ka”, deklaroi Rama. Duke theksuar sërish rëndësinë që ka zgjedhja e një presidenti konsensual për statusin kandidat të vendit, kryesocialisti Rama theksoi e mazhoranca, “nuk ka vullnet për të vendosur interesat e vendit mbi interesat e palëve”.
PD: Akuzat e Ramës, gënjeshtra të bazuara në mashtrim
Partia Demokratike i cilësoi gënjeshtra akuzat e kryesocialistit Edi Rama për tentativën e blerjes së votave të deputetëve socialistë për zgjedhjen e presidentit. Në një deklaratë për mediat, PD nënvizoi se “sot, Edi Rama, lëshoi shashkën e radhës dhe akuzoi pa emra, për përpjekjen, që sipas tij Partia Demokratike ka bërë për të korruptuar deputetë të tij”.
Partia Demokratike hedh poshtë çdo akuzë dhe i bën thirrje kryetarit të PS-së të dërgojë në prokurori çdo fakt apo provë që disponon. “Duke hedhur poshtë këto akuza vulgare, produkt i një fantazie të sëmurë, i kërkon zotit Rama, që çdo provë, fakt, apo të dhënë për cilindo, ta paraqesë në Prokurorinë e shtetit, si një detyrim madhor për luftën kundër korrupsionit politik, në të kundërt kjo akuzë mbetet një gënjeshtër e radhës e bazuar në mashtrim. Dhe do të duhet që shqiptarët të presin nesër deklaratën e radhës në të cilën Rama të shpallë se Berisha po tenton ta blejë atë”, theksohet në deklaratën e PD-së.