Rama, politikë impotente me njësite guerrile kundër shtetit,

Edvini ka kaluar tek faza e shndërrimit të OJQ-ve në njësite guerrile që synojnë të godasin shtetin, jo politikën, por revoltat e stisura dhe nxjerrja e komunarëve politikisht impotentë, konfirmojnë stacionin e dëshpërimit, ku është futur opozita, por edhe parathonë kapitullimin e afërt të linjës së bojkotitSjelljet e fundit të Edi Ramës po e çojnë vëmendjen nga agresioni i qëllimshëm që ai po drejton ndaj shtetit, dhe jo ndaj pushtetit apo politikës që e ka ndërtuar atë. Ndërtimi i strukturave paralele të pushtetarëve vendorë të PS-së, njëlloj si njësitet guerrile dikur, po paraqitet si një segment i rëndësishëm i politikës antishtetërore që po vë në skenë partia më e madhe e opozitës. Edvini doli dje ditën për diell dhe mashtroi lidhur me biznesin e vogël, ndërkohë që u dha urdhër pushtetarëve të vet vendorë që të ndërpresin marrëdhëniet me strukturat shtetërore dhe të nisin përpjekje për dëmtimin e shtetit, duke nisur nga arka e thesarit, e duke mbërritur tek tronditja e rendit publik. Shfaqja e njësiteve guerrile të Edvinit u duk dje edhe tek simulimi i palo-protestave nëpër qendra të vogla urbane, si një version se duhen shfrytëzuar të gjitha pakënaqësitë për revolucionin bolshevik. Merret vesh se gjithçka deri më tani ka qenë karikatureske dhe e pasuksesshme, por përpjekja për të cënuar shtetin dhe jo politikën e mazhorancës (pushtetin), konfirmon fazën e mbrame të dëshpërimit politik, fazën e demaskimit dhe të pranimit të njollave, mjaft që të merret ndonjë bonus politik. Politika e njësiteve guerrile në shekullin e 21-të është sinonimi i dëshpërimit, por edhe parathënie e dështimit të afërt. Kronika/Pas një fushate të dështuar protestash rrugicave të Shqipërisë, Edvin Rama kalon në ekstremin tjetër, atë të përdorimit dhe dhunimit të të drejtave administrative dhe ligjore të drejtuesve vendorë në rrethe. Kryesocialisti i ndodhur në kushte të çoroditjes së plotë dhe duke mos ndalur skizofreninë në rritje, demonstroi dje publikisht formacionin e radhës që do të shërbejë për interesat e tij personale si kundërvënie ndaj pushtetit qendror dhe çdo vendimi ligjor të qeverisë. Nga pamundësia për të bindur drejtuesit vendorë socialistë, porsa kohë të gjithë janë koshientë se decentralizimi i pushtetit vendor dhe vetëfinancimi i njësive vendore ka qenë një nga objektivat e qeverisë “Berisha” që nga ardhja në pushtet më 3 korrik 2005-a, Edvini ka menduar të mbajë në këmbë një formacion të dyshimtë për nga mënyra se si pritet të funksionojë. Në këtë aspekt, kryesocialisti, duket se ka nisur fushatën e krijimit të OJQ-ve, për të luajtur kartën e radhës të reprezaljeve ndaj pushtetit qendror, se ashtu i teket atij. Pasi tashmë e ka kthyer zyrtarisht edhe Partinë Socialiste në një parti OJQ-iste që përkujdeset për promemoriet në përkujtim të bëmave makabre dhe krimeve çnjerëzore të diktatorëve më të egër që ka njohur ndonjëherë njerëzimi, metoda e radhës për t’iu kundërvënë qeverisë “Berisha” dhe mazhorancës në tërësi, është ngritja e të zgjedhurve vendorë, të cilët fatkeqësisht kanë rënë ‘pre’ e një diktati të hekurt dhe të një dhune verbale që ushtrohet sistematikisht ndaj tyre. Jo vetëm tubimet e kryetarëve të njësive vendore, por Edvini ka menduar të ngrejë një strukturë për mbrojtjen e buxhetit të njësive vendore, nëpërmjet një shoqate OJQ-je, të quajtur “Shoqata për Autonominë Vendore”, pas së cilës ai mendon të fshihet bashkë me adashët e tij Dash Peza dhe Erjon Veliaj, në një kohë kur ky i fundit ia ka marrë dorën për të qenë si, aktiv ashtu edhe pasiv gjatë veprimtarisë së shoqatës OJQ-iste dhe në momentin e shpërdorimit apo përvetësimit të fondeve, të cilat në rastin konkret janë thjesht një mjet për pastrimin e parave të organizatorëve. Pas dështimeve të turpshme me protestat popullore rrugicave të Shqipërisë dhe nderimeve të fundit që i kreu Stalinit më 21 dhjetor, kryesocialisti Edvin Rama është kthyer tërësisht në një karikaturë e rëndomtë dhe njëherazi në një figurë qesharake. Klika e këtij pinjolli, bllokmen i pakulturuar dhe njëherazi i paformuar politikisht i shkon më përshtat të interesohet për punët e OJQ-ve dhe grumbullimin e fondeve nëpërmjet fondacioneve që përkrahin sjelljet ndryshe të meshkujve dhe injektimin e implikacioneve sipas udhëzimeve dhe sugjerimeve që të zotët e punës, pra Rama, Dashi, Veliaj apo edhe Fideli pritet të implementojnë gjatë kësaj veprimtarie, ku nuk është çudi që të shërbejë edhe për mbrojtjen e martesave brenda gjinive, ku personat e lart përmendur prej kohësh kanë shprehur qëndrimin e tyre për një Shqipëri të hapur ndaj fenomeneve të tilla. Dhe sigurisht argument i fortë për këtë qëndron modeli “Veliaj” gjatë drejtimit të lëvizjes Mjaft!, i cili çdo mbrëmje që organizonte jepte urdhra të prera që çdo mashkull të vishej me fustane femrash, për një “party” më të organizuar dhe më ndryshe se zakonisht! E si të mos mjaftonin të gjitha këto, Edvin Rama nuk parashikohet të ndalë çmendurinë e tij të kundërvënies ndaj pushtetit qendror. Një nismë kjo, për t’i bërë karshillëk dhe për të mbajtur larg vetes dhe larg adashëve të shkeljes së ligjit, drejtësinë dhe përballjen me të. Siç edhe është e njohur tashmë, Edvin Rama ka një mori dosjesh në organin e akuzës me qindra fakte dhe argumente që e implikojnë atë bashkë me vasalët, ndjekësit e përhershëm që përpiqen të fshihen pas hijes së zezë të krimit ekonomik si Dashi, Besoj, Fideli, Shkreli apo edhe Leskaj, financuesit më të fuqishëm të fushatave elektorale të kryesocialistit dhe përfituesit më të madhej të favoreve antiligjore dhe lejeve të ndërtimit. Kësisoj, Edvin Rama vërtet është në hall të madh dhe nuk po di se si të fshihet dhe se si t’i ndalë gjuhën mazhorancës dhe qeverisë që denoncon për ditë e më shumë veprimtarinë antiligjore të kryebashkiakut dhe kryesocialistit. Bëmat e tij janë të njohura. Edvin Rama nuk ka dhënë llogari, për pallatin e ndërtuar mbi rrugë dhe për lëshimin e rrugës me qera ( një precedent i jashtëzakonshëm ky) me çmim 80 euro, përfituesi më i madh këtu ishte Dash Peza dhe kunati i tij, Ilir Mata. Edvin Rama nuk ka dhënë llogari për qytezën e ndërtuar në bashkëpunim me Delijorgjin dhe për pronat e përvetësuara, duke mos shpërblyer banorët përkatës. Edvin Rama nuk ka dhënë llogari se si qëndron e vërteta e truallit te Parku “Rinia”, pse ky truall është vlerësuar me 96 euro m2, ndërsa në anën tjetër të bulevardit, trualli te hotel “Dajti” ka kapur shifrën e çmimit të tregut prej 1500 eurosh dhe sa për qind të aksioneve Edvin Rama disponon te kompleksi “Taiëan”...Kryebashkiaku nuk ka dhënë asnjë llogari dhe asnjë përgjigje konstruktive, përveç zhveshjes nga akuzat e vërteta dhe në mënyrën më të papërgjegjshme të mundshme i ka faturuar ato te Këshilli Bashkiak, pavarësisht se propozuesi ka qenë vetë kryetari, në rastin konkret, Edi Rama. Ndaj, krijimi i OJQ-ve me bord drejtues fonde mbledhës Dash Pezën dhe Erjon Veliajn, ku detyra parësore e tyre është pastrimi i parave, nuk mund ta shfajësojnë Edi Ramën, nga shkeljet flagrante të ligjit, por përkundrazi veçse ia rëndojnë edhe më tepër përgjegjësitë ligjore. ...