E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama shpall rezultatet e fasadës : Byreku Maqo të marrë rezultat njëshifror, të tjerët për mua

Zgjedhjet e sotme për kreun e ri të PS-së konfirmohen si farsë dhe dhunë verbale. Kryetari mandatprerë e në menopauzë politike ka caktuar sa vota do të marrë ai dhe sa humbësi Maqo Partia Socialiste improvizon sot gënjeshtrën e saj politike të radhës, përmes një procesi të dyshimtë zgjedhjesh partiake, për kreun e ri të partisë. Socialistët e të gjithë vendit, janë ftuar sot të votojnë, në një proces poshtërues, të gënjeshtërt dhe të diktuar, ndërmjet një gare elektorale fasadë dhe të imponuar që ende pa nisur, në mënyrë që Lakrori të bëhet kurban për Edvinin dhe shpurën e tij në PS-në e degënisur. Sipas burimeve të sigurta, Edvini ka shpërndarë që nga dita e djeshme në terren, klikën e besuar të tij, për të dhunuar socialistët e thjeshtë, nëse ata do të vendosin të bojkotojnë votimin apo edhe të shprehjes së ndonjë pakënaqësie të mundshme lidhur me rrjedhën politike të kohëve të fundit në PS, pas humbjes së zgjedhjeve dhe bojkotit të institucioneve kushtetuese të vendit. Nëpërmjet dhunës dhe vandalizmit, Edvini kuadron sot në PS një shkelje flagrante të demokracisë partiake, duke u kthyer në një despot të neveritshëm. Ai kurrsesi nuk do të ndjehet i qetë për këtë që po gatuan, pasi po eliminon në palcë elementët që konfigurojnë dhe standardizojnë organizatat bazë të partisë. Partia Socialiste, jo vetëm që nuk njeh më institucionet kushtetuese të vendit, por po dhunon edhe forumet e saj drejtuese e më keq akoma anëtarësinë socialiste në vend. Nëpërmjet këtij aksioni stalinist, Edvini po përpiqet të shtrijë në dorën e tij të gjithë veprimin politik brenda partisë, nëpërmjet një linje të egër autoritarizmi, vandalizëm i pakontrollueshëm, dhe asfiksim total të mendimit kritik dhe pakënaqësive të socialistëve të thjeshtë. Ylberisti dhe shpura e tij akife, asimilojnë sot të drejtën e socialistëve për të kundërshtuar dhe mos pranuar të votojnë në këtë proces të manipuluar dhe të diktuar në tërësi. Socialistët e trembur nga ky përçundim i kryesocialistit në detyrë, pritet të bojkotojnë sot votimin dhe njëherazi mendohet se nëpërmjet një deklarate të përbashkët, një pjesë e mirë e bazës socialiste, do të shprehet kundër kësaj “rrumpalle” politike dhe njëherazi mos njohjen e rimandatimit të Edvinit në krye të PS-së. Kësisoj, telashet për Edi Ramën nuk mbarojnë sot, ato vetëm sa rriten drejt një niveli alarmant dhe më e keqja që mund të ndodhë është se socialistët e thjeshtë nuk pranojnë të ngrihen në protesta kundër vendit të tyre. Socialistët e thjeshtë, protestat do t’i organizojnë kundër Edi Ramës dhe shpurës së tij, që gjatë katër viteve i kanë lodhur së tepërmi dhe kanë shkatërruar Partinë Socialiste në një parti rrugaçërore. Diktimi i rezultatit të votimeve sot që një përqindje njëshifrore të votojnë me patjetër Maqo Lakrorin dhe pjesa tjetër, vetë atë, Edvinin, nuk pritet të kapërdihet lehtë nga anëtarësia e thjeshtë, të cilët jo vetëm po ndjejnë dhunën dhe vandalizmin, por njëherazi edhe shkatërrimin total të Partisë Socialiste. Një parti që nuk njeh institucionet legjitime të vendit të saj dhe një parti që investon për mos liberalizimin e vizave Shqipëri-BE dhe mos integrimit në organizmin më të madh politik dhe ekonomik në botë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›