E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama simboli i korrupsionit, përdor pushtetin në shërbim të interesave

Deklaron ministri Olldashi në Bulqizë

TIRANE - Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, zhvilloi disa takime me simpatizantë e mbështetës të Partisë Demokratike në Bulqizë. Duke u ndalur në reformat e ndërmarra nga mazhoranca, kreu i transporteve kritikoi Ramën, duke e cilësuar atë si një politikan, që e përdor pushtetin në shërbim të interesave.
“Rama është politikani simbol i korrupsionit dhe i përdorimit të pushtetit për para dhe përfitime vetjake i akuzuar publikisht nga biznesmenë se i ka kërkuar 1 milion dollarë për nxjerrjen e 1 leje ndërtimi, politikan që në mbledhje të KRRT i jep 19 leje në qendër të kryeqytetit, ish-drejtorit të urbanistikës”, tha ai.
Olldashi u ndal dhe në reformat konkrete për zonën e Bulqizës në të cilën përfshihen ndërtimi dhe rehabilitimi i akseve rrugore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›