E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana do t’i prijë Shqipërisë drejt një fitoreje të dytë të madhe

Deklaron kryeministri Berisha në Kuvendin e 9-të të degës së PD të Tiranës

“Ne kemi startin e fuqishëm të fitores së ardhshme. Nga kjo konferencë ne zotohemi se do ta bëjmë Tiranën në çdo qelizë të saj blu dhe fitimtare. Sot ne zotohemi se fitoren e 2005, do ta zgjerojmë në një masë të paimagjinueshme dhe se Tirana e 28 qershorit, për sa i përket votës, do të jetë Tirana e vitit ‘92”.

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike, deklaroi dje në punimet e Kuvendit të 9-të, të PD-së dega Tiranë, se Tirana e 28 qershorit, për sa i përket votës, do të jetë Tirana e vitit ‘92, Tirana e ëndrrave, Tirana e NATO-s, Tirana e fitores, Tirana e zhvillimit. Kreu i qeverisë u shpreh se Tirana do t’i prijë Shqipërisë drejt një fitoreje të dytë të madhe historike, që do ta vendosë atë në horizonte të reja, do ta zhvillojë në nivele të reja.
Në hapje të punimeve të kuvendit të PD-së, Berisha i kushtoi pjesën tërësore të fjalës së tij angazhimit të demokratëve kryeqytetas, për të shënuar përsëri kthesën historike, ashtu si katër vite më parë, më 3 korrik 2005.
Berisha tha se “ne kemi startin e fuqishëm të fitores së ardhshme”. “Nga kjo konferencë ne zotohemi se do ta bëjmë Tiranën në çdo qelizë të saj blu dhe fitimtare. Sot ne zotohemi se fitoren e 2005, do ta zgjerojmë në një masë të paimagjinueshme dhe se Tirana e 28 qershorit, për sa i përket votës, do të jetë Tirana e vitit ‘92”, u shpreh kreu i qeverisë. Berisha u shpreh se “ne zotohemi se fitoren e 2005-s do ta zgjerojmë në një masë të paimagjinueshme”.
“Ne zotohemi këtu, se Tirana e 28 qershorit, për sa i përket votës, do të jetë Tirana e vitit ‘92, Tirana e ëndrrave, Tirana e NATO-s, Tirana e fitores, Tirana e zhvillimit. Tirana do t’i prijë Shqipërisë drejt një fitoreje të dytë të madhe historike, që do ta vendosë atë në horizonte të reja, do ta zhvillojë në nivele të reja”, deklaroi kryeministri Berisha.
Shefi i ekzekutivit, vlerësoi se 4 vjet më parë demokratët e Tiranës me votën e tyre historike, vendosën kthesën e madhe të Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
“Ishte Tirana, ajo që përfaqësoi fitoren e madhe dhe të thellë, ishte Tirana që, me votën e saj, firmosi realizimin e projekteve të mëdha të qytetarëve të saj dhe të mbarë kombit. Katër vitet që shkuan, Tirana, me votëbesimin e saj, vendosi përgjegjësitë më të mëdha mbi mazhorancën aktuale. Le të shprehim edhe një herë mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh dhe respektin më të palëkundur ndaj të gjithë atyre, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave që katër vjet më parë, sollën në pushtet qendrën e djathtë shqiptare, lokomotivën e vërtetë të reformave, integrimit, prosperitetit dhe demokracisë. Të falënderojmë qytetarët e Tiranës, por edhe të mbarë Shqipërisë që 4 vjet më parë, votuan për Shqipërinë e sigurt, për Shqipërinë, ku qytetarët, fëmijët, vajzat, burrat e gratë e saj të enden të lirë dhe të qetë në rrugët, rrugicat e sheshet e vendit, votuan për një Shqipëri tjetër, të pa dominuar nga Nehat Kulla dhe bandat e tjera. Sot, Tirana është kryeqyteti i një vendi me tregues kriminaliteti, qartësisht, më të ulët se mesatarja e vendeve anëtare të Bashkimi Evropian”, u shpreh kreu i qeverisë.
Vota që qytetarët e Tiranës i dhanë kësaj mazhorance 4 vite më parë, tha Berisha, është vota që e shndërron Tiranën në një metropol evropian, ashtu siç janë aspiratat e qytetarëve të saj.
“Tashmë Tirana është në një stad të ri, kryeqyteti i vendit, anëtar i NATO, aplikant për statusin kandidat në BE si dhe shumë shpejt do të lëvizë pa viza në të gjithë Evropën”, vlerësoi kryeministri.
Sipas kryeministrit Tirana është djepi i ëndrrave dhe projekteve europiane të shqiptarëve dhe i sheh sot ato më realitet se kurrë më parë.
“Tirana këto 4 vite, udhëhoqi vendin dhe kombin në reformat më të thella dhe transformuese në historinë e saj, të cilat bënë të mundur dyfishimin e rrogave dhe pensioneve. Në 4 vite janë realizuar reforma të mëdha historike, të cilat vendosën Shqipërinë në një horizont të ri dhe lartësuan emrin e saj më tepër se asnjëherë më parë. Ne e shndërruam vendin në një kantier të vërtetë ndërtimi dhe e bëmë Shqipërinë me një infrastrukturë tërësisht të re”, u shpreh kryeministri.
Në fjalimin e tij, kreu i PD-së sulmoi modelin me të cilin qeveris Edi Rama Tiranën, duke i bërë thirrje përsëri që të dorëzojë planin e Unazës së Madhe të kryeqytetit, për të cilën, siç u shpreh kryeministri, është e gatshme ta ndërtojë qeveria. Duke u zotuar se 28 qershori do të shembë murin e fundit që ka mbetur në Tiranë, murin e ndërtimeve pa leje dhe korrupsionit, Berisha tha se në Tiranë mungojnë investimet e bashkisë, ndonëse qeveria ka pesëfishuar grandin për kryeqytetin.
“Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se kjo qeveri ka pesëfishuar grandin për qytetarët e kryeqytetit dhe në këtë pesëfishim nuk përfshihen ndërtimet e mëdha, si nyja hyrëse e Kamzës, një nga më të bukurat që mund të ekzistojë dhe as rrethrrotullimi te sheshi Rilindja”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se “qeveria që unë kryesoj është e vendosur t’i japë kryeqytetit infrastrukturën më moderne”.
“Edhe një herë i kërkoj Kryetarit të bashkisë së Tiranës të dorëzojë projektin e unazës së madhe të qytetit dhe ne jemi të gatshëm ta përfundojmë atë, brenda një viti. Ne jemi të gatshëm të zgjidhim në një kohë rekord problemet e trafikut të këtij qyteti. Ne jemi të vendosur të nxisim biznesin dhe zhvillimin e tij në kryeqytetin e vendit. Një seri parqesh industriale janë planifikuar në zonat përreth Tiranës, ku do të punësohen dhjetëra e mijëra qytetarë të saj. Vepra të tjera shumë të rëndësishme në infrastrukturën e saj do të nisin së shpejti, si rruga që lidh Elbasanin me Tiranën, jugun me Tiranën, veriun me Tiranën”, u shpreh Berisha.
Kryeministri garantoi se qeveria do të angazhohet ti japë kryeqytetit të gjitha tiparet e një metropoli madhështor evropian, por edhe të gjitha atributet e një kryeqyteti të një

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›