E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takime në Durrës

Durrës-Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur mbrëmë në Durrës, ku ka zhvilluar një takim me studentë atje. Gjatë takimit, Rama foli për planin e politikës së re për të përmirësuar standardet në arsim për të krijuar më shumë mundësi punësimi për të rinjtë.

“Ne kemi zgjedhur të jemi në krahun e atyre njerëzve që politikën e duan të bukur dhe që përmes politikës duan të bëjnë gjëra të bukura. Unë jam këtu për t’ju thënë se ky është momenti kur çdonjëri prej jush, kur çdo i ri dhe çdo e re në këtë vend që e do vendin, që e do ndryshimin e jetës së vet, që e do transformimin e së ardhmes së vet, që sot për sot duket e paqartë, duket e pasigurt, duket e pashpresë, duhet të merret sot me politikë, jo për t’u bërë politikan, por për t’i dhënë politikës përmasën e shpresave dhe të ëndrrave të veta, përmes pjesëmarrjes të drejtpërdrejtë në procesin politik”-theksoi Rama.

Ai u ka bërë thirrje të rinjve që të përfshihen në proceset ndryshuese të vendit.“Sot është momenti që ju t’i jepni politikës përmasën e zemrës tuaj-vijoi Rama-e cila rreh sepse shpreson, e cila rreh sepse ëndërron, e cila rreh sepse ju jetoni në një realitet ku me patjetër kërkoni ndryshimin, për veten tuaj, për familjen tuaj, shkollën tuaj, qytetin tuaj dhe vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›