Topalli takime në Fier
Fier- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi gjatë një takimi me gra të komunës Libofshë (Fier), se "28 qershori do të përsërisë fitoren, pasi Shqipëria po ndryshon".
Burime zyrtara nga Kuvendi, bëjnë të ditur se në fjalën e saj përpara nënave dhe vajzave të kësaj komune, znj. Topalli tha se "Fieri, Libofsha dhe e gjithë Shqipëria kërkon që ndryshimi të vazhdojë. 28 qershori do të përsërisë fitoren, që ne të gjithë e besojmë se do të ndodhë përsëri, pasi Shqipëria po ndryshon".
"Nuk ka ndodhur asnjëherë, në asnjë qeveri, që rrogat të dyfishohen brenda 4 viteve. Nuk ka ndodhur në asnjë qeveri që buxheti i shtetit të rritet 2 herë, të ardhurat të rriten 2 herë, nuk ka ndodhur kurrë të përgjysmohen taksat dhe të ardhurat të shtohen dhe të arrijnë në një shumë që shkon 1.3 trilionë lekë; dyfishi i asaj që janë mbledhur në 8 vitet e mëparshme", tha Kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht nënkryetare e PD-së. Duke folur për qeverisjen e mëparshme socialiste, znj.
Topalli tha se "qeveria nuk është për të marrë leje ndërtimi, nuk është pushteti për të rregulluar anëtarët e kryesisë". "Ajo është bota e trusteve të betonit, e 15 %, e lejeve të ndërtimit, korrupsionit, klientelizmit. Kjo nuk është në ndërgjegjen e shqiptarëve dhe ky nuk është përfaqësimi ynë", nënvizoi kryetarja Topalli në fjalën e saj në takimin me gratë e Libofshës.