Të hartuara me frymë klienteliste dhe klanore
21/05/2009 Biberaj për listat e PD-s
Anëtari i kryesisë së përgjithshme të Partisë Demokratike, aktualisht deputet në Parlament, Aleksandër Biberaj, ka theksuar se përpilimi i listës së kandidatëve për deputetë është bërë në kushtet e mungesës së transparencës. “Procesit i ka munguar totalisht transparenca, nuk është marrë mendimi i bazës, nuk janë respektuar forumet e Partisë Demokratike dhe statuti i PD-së. Mendoj se lista u bë me një frymë të theksuar klienteliste dhe klanore, pasi me sa duket lidershipi i Partisë Demokratike është kujdesur më shumë për të mbajtur kontrollin e grupit dhe të partisë pas zgjedhjeve, sido që të jetë rezultati, sesa për të pasur një listë përfaqësuese dhe dinjitoze, në mënyrë që të fitohen zgjedhjet e 28 qershori”, - ka deklaruar Biberaj. Megjithatë, ndryshe nga disa kolegë të tjerë të tij, të cilët përdorën një gjuhe akoma më të ashpër, duke u tërhequr nga lista, ku ishte caktuar nga lidershipi i PD-së, apo më keq duke kaluar në një tjetër forcë politike, Biberaj deklaroi se në asnjë mënyrë nuk do të largohet nga partia.