E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon ambasadorin suedez në Shkup

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka takuar për më shumë se 60 minuta ambasadorin e Suedisë me seli në Shkup, Lars Freden. Diplomati suedez ka udhëtuar nga Maqedonia në drejtim të Tiranës për të biseduar me kreun e opozitës, lidhur me situatën paszgjedhore në vend. Në përfundim të takimit nuk ka pasur asnjë prononcim nga ambasadori i Suedisë dhe as nga kryetari i Partisë Socialiste. Por ky takim merr një rëndësi të veçantë për faktin se Suedia ka presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Që prej zgjedhjeve të 28 qershorit, Partia Socialiste ka vendosur të mos shkojë në Kuvend, deri sa të plotësohen një sërë kushtesh të saj, kryesisht për hetimin e procesit elektoral. PS ka akuzuar qeverinë për manipulimin e procesit zgjedhor, megjithëse ka shtuar se nga hapja e kutive të votimit nuk kërkon ndryshimin e rezultatit, por zbardhjen e së vërtetës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›