Votohet me 74 vota "Profesioni i avokatit"
Seanca e djeshme e Parlamentit votoi dje projektligjin "Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë". Projektligji u votua me 74 vota pro dhe 3 vota kundër. Deputetët e LSI-së, Nikollaq Neranxi, Pëllumb Xhufi dhe Angjelina Kola votuan kundër kësaj nismeje. Gjatë votimit këtij ligji, deputeti i PBDNJ-së pati vetëm një vlerësim për të hequr të drejtën e ministrit që të përcaktojë kuotat e anëtarësisë së Dhomës së Avokatisë. "Nuk është një organ institucional që duhet të merret mendimi i juristit. Mendoj se kjo i takon Këshillit Kombëtar të Dhomës së Avokatëve, bëhet fjalë vetëm për kuotizacionet", theksoi Peçi. Por kryekomisioneri Rusmali në reagimin e tij kërkoi mos ndryshimin e draftit.