E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Dosjet, zbatimi i ligjit, me transparencë

 

Ligji për hapjen e dosjeve do të zbatohet sipas standardeve të Strasburgut. Kështu u shpreh kryeparlamentarja Topalli pas takimit me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Koksan Toptan. "Parlamenti ka votuar me shumë dinjitet këtë ligj. Ajo që ne duam të garantojmë është që zbatimi i këtij ligji të bëhet në mënyrë transparente dhe në përputhje me të gjitha standardet e kërkuara nga Strasburgu. Ky është shteti ligjor i mbështetur në atë çka është morale, mbi transparencën dhe mbi principet, me të cilët funksionon demokracia në vendet e lira", deklaroi Topalli. Ndërsa deputeti i PD-së, Edi Paloka, në diskutimin e tij në Kuvend u shpreh se "i ndjek me neveri përpjekjet e atyre që janë përfaqësues të popullit për çështjen e dosjeve. Ata po u dëshmojnë të gjithë shqiptarëve që u dhunuan nga diktatura dhe jo vetëm, se janë mbështetës të kriminelëve të diktaturës. Po e vërtetojnë se janë pinjollë kriminelësh".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›