Rama thërret prapë: Ujku-ujku
Edmond Arizaj
Personazhet; Edi Rama- bariu gënjeshtar, Sali Berisha- ujku i keq, Ilir Meta- bariu tjetër, delet- populli. Eshtë hera e dytë që bariu gënjeshtar thërret në ndihmë bariun tjetër, për të shpëtuar delet nga ujku i keq. Herën e parë, në vitin 2007, bariu tjetër pa hezitim duke iu përgjigjur thirrjes së bariut gënjeshtar se mbi delet po binte ujku i keq, nxitoi në ndihmë të shokut. Përfundimi ishte i frytshëm, ujku i keq u spraps. Por bariu tjetër, vërejti me keqardhje se bariu gënjeshtar, vërtet i hoqi delet nga goja ujkut të keq, por gjithsesi nuk e la pa ngrënë, duke i treguar shtigje se si ai të shkonte tek kopetë e tjera. Tashmë, bariu gënjeshtar, thërret sërish ujku-ujku dhe sërish kërkon ndihmë nga bariu tjetër për të sprapsur edhe njëherë, ndoshta përfundimisht ujkun e keq.
Duke lënë mënjanë përrallën e hershme dhe përherë aktuale, paksa të ndryshuar, por gjithsesi në të njëjtin sens, ftesa e Ramës për Metën ka ardhur në një kohë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, shqiptarët dhe për të majtën. Serioziteti dhe çiltërsia e saj, mbeten për t’u parë.
Ftesa kundrejt Metës më së pari u bë publike në televizione. Këtu lindin dyshimet e para për seriozitetin e saj. Për të majtët shqiptarë, më shumë ndoshta do të kishte rëndësi që të dy palët të takoheshin, të sheshonin mosmarrëveshjet, të gjenin gjuhën e përbashkët dhe më pas le të dilnin triumfatorë në televizione. Por një mediatizim i ftesës nga ana e Partisë Socialiste apo Ramës, lë vend për mendimin e errët (jo se shihen kurdoherë konspiracione), se kryesocialisti e ka bërë fakt të kryer takimin, pa i lënë kohë Metës dhe LSI-së ta studiojë ftesën. Madje me mediatizimin e saj ka kërkuar të vështirësojë situatën për liderin e LSI, sepse në rast mospranimi, mbi të do të bien më pas rrufetë socialiste, si njeriu që nuk pranoi dorën e shtrirë të bashkëpunimit.
Në radhët e letrës së Ramës nuk lexohet asnjë rresht përsa u përket divergjencave që kanë shprehur partitë karshi njëra-tjetrës. Pika e vetme ku mbështetet ftesa është bashkimi kundër Berishës, duke marrë shkas nga aksidenti misterioz i Kosta Trebickës dhe gjashtëmujorin e Gërdecit. Pas vdekjes së dëshmitarit kyç të trafikut të armëve, për çudi, mes partive politike të së majtës, i vetmi që nuk kërkoi fort dhe qartë dorëheqjen e Berishës, ishte pikërisht Edi Rama. Pavarësisht se askush nuk mund të vërtetojë tani për tani, se kryeministri i vendit ka gisht në këtë aksident, politikbërja e Ramës pas ngjarjes nuk mund të quhet e kujdesshme, por thjesht pasive e bazuar në nota mallëngjyese. Vdekja e Trebickës solli një turbullim të madh te qytetarët e vendit, por më shumë dyshime se nga erdhi kjo tragjedi. Dhe nën zë, gishti në jo pak raste u drejtua nga pushteti. Rama nuk e drejtoi gishtin, paçka se është kreu i partisë më të madhe opozitare. Pse? Përgjigjen mund ta japë vetëm Rama. Për tragjedinë e Gërdecit, e cila ende nuk dihet nëse do të zbardhet ndonjëherë, Partia Socialiste nuk ka këmbëngulur për një komision parlamentar hetimor dhe as e ka mbështetur një të tillë. (Mos të harrojmë, se në Gërdec u vranë 26 njerëz, u plagosën qindra dhe u zhduk një fshat i tërë). Përpos kësaj, aksioni politik i Ramës dhe PS-së konkludoi vetëm në një marshim të heshtur, ca pak fjalë disa muaj më vonë, dhe ç’është më e çuditshmja vetëm një muaj më vonë, në një bashkëpunim me Berishën, një prej të akuzuarve si shkaktarë të Gërdecit. Sado reforma të kërkonin Rama dhe socialistët, ato nuk mund të bëheshin pa zbardhur Gërdecin, pa vënë para përgjegjësisë autorët, dhe nëse Berisha dilte i larë, atëherë mund edhe të kryhej bashkëpunimi me të. Sepse të kërkosh reforma në bashkëpunim me një njeri që e akuzon për vrasjen e qytetarëve, kur ai duhet të përpiqet për mirëqenien e tyre, kjo është absurde. Asnjë reformë nuk mund të jetë para jetës së qytetarëve. Ndoshta edhe protesta e paralajmëruar nga ana e Ramës këtë javë, mund të ketë “fatin” e marshimit të parë, i cili u “konkludua” me marrëveshjen për Kushtetutën. Tashmë në prag është Kodi Zgjedhor…
Pra, pika kryesore në letrën e Ramës ku kërkohet takimi, apo bashkëpunimi me Metën dhe LSI nuk duket fort e çiltër, pikërisht se kanë qenë Rama dhe PS-ja që janë treguar apatike deri në infinit, për t’i kërcëllitur dhëmbët Berishës për Gërdecin. Ndërkohë që asnjë pikë, nga ato që nga ana e LSI-së janë quajtur esenciale, nuk nënvizohet për t’u diskutuar në takim. As prishja e marrëveshjes pas zgjedhjeve lokale, as bashkëpunimi me Berishën pas tragjedisë së Gërdecit, as ndryshimet thelbësore në Kushtetutë, as Kodi i ri Zgjedhor. Nëse në takimin me Metën, nëse ndodh, Rama nuk do t’i diskutojë qoftë edhe parimisht këto çështje, atëherë bëhet e qartë se ftesa e tij mediatike ishte vetëm një show, për t’i dhënë edhe një goditje tjetër LSI-së, duke e paraqitur në publik si partinë që nuk pranon marrëveshje. Sepse nuk ka dyshime, që LSI kërkon të largojë Berishën nga pushteti po aq sa të gjithë socialistët. Pikëpyetja mbetet vetëm tek Rama.