E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ti japë fund turizmit parlamentar

Mëhilli

Partia Demokratike i bëri thirrje Partisë Socialiste që të heqë dorë nga turizmi politik dhe të bëhet pjesë e procesit për hetimin e zgjedhjeve të shkuara parlamentare. Kështu, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, deklaroi dje se kryetari i PS-së duhet ta linte grupin e tij parlamentar të vijonte punën e tij. “Partia Demokratike i kërkon zotit Rama t’i japë fund ‘turizmit parlamentar’ dhe të marrë rolin e tij në Parlament dhe në komisionin hetimor”, deklaroi Mëhilli. Sipas saj, Rama është i vetmi i quajtur socialist në Europë që për interesa të karrierës personale dhe të klanit që e mbron, përhap trillime e mashtrime çdo ditë për të dëmtuar imazhin e vendit. “Qartësojmë shqiptarët se z.Rama nuk kërkon transparencën e zgjedhjeve, por kërkon me çdo kusht që dramën e tij personale, trashëgiminë e tij ideologjike t’ua kthejë në ndëshkim shqiptarëve si një hakmarrje primitive për disfatën që ata i rezervuan më 28 qershor”, theksoi Mëhilli.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›